Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bojko Borisov: Vetëm ne e përballuam migracionin e paligjshëm

| rinovuar më 20-02-14 6.28.MD
Markus Soder (majtas) dhe Bojko Borisov
Foto: BTA - arkiv

Në kuadrin e Konferencës së Sigurisë në Munih Kryeministri Bojko Borisov u takua me Kryeministrin e Bavarisë Markus Söder. Gjatë bisedimit Borisovi nënvizoi se Bullgaria është shteti i vetëm, i cili e ka përballuar migracionin e paligjshëm dhe i rrit të ardhurat çdo vit.

“3,7% rritje e qëndrueshme e Produktit të Brendshëm Bruto, shumë investitorë gjermanë, rezerva fiskale, rezerva valutore, jemi në vend të dytë pas SHBA-së për nga investimet në sektorin e mbrojtjes” – shtoi ai.

“Unë mund të them se i vetmi që mbetet në postin e vet të kryeministrit është Borisovi” – tha nga ana e vet Markus Söder. “Të gjithët në Evropë ndërrohen, vetëm një mbetet në vendin e tij”.

Dy kryeministrat shprehën kënaqësinë e tyre për shkak të kontakteve intensive politike gjatë viteve të fundit dhe lidhjeve dinamike në fushën e punëve të jashtme, sigurisë dhe turizmit. 

Pak më vonë Borisovi u takua me Presidentin e Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier. Bashkëbiseduesit shprehën mendimin e përbashkët se Evropa duhet të mbetet e bashkuar para sfidave dhe t’ua garantojë shtetasve të vet prosperitet dhe siguri.

Të dy diskutuan mundësitë për zgjerimin e kontakteve bilaterale. Borisovi theksoi mbi kushtet e shkëlqyera për zhvillimin e biznesit tek ne dhe shtoi se Bullgaria do të vazhdojë të punojë për zgjerimin e pranisë së produkteve bullgare në tregun gjerman në sektorë si elektronika, elektroteknika, prodhimi i makinave, teknologjitë informative. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 2% e parave të BE-së për riarmatim janë parashikuar për Bullgarinë

Bullgaria do të marrë mbi 3,2 miliardë euro nga programi “Veprime për Sigurinë e Europës” – SAFE, njoftoi Komisioni Evropian. Përmasa e programit të kredisë është 150 miliardë euro dhe synon të forcojë kapacitetin e BE-së për investime strategjike..

botuar më 25-09-10 9.39.PD

Parashikimi i motit për 10 shtatorin

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 13 deri në 18°, në Sofje – 15°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, me vranësira të shpërndara mesatare dhe të larta. Reshje të lehta të izoluara do të ketë vetëm në male. Do të ketë erë të..

botuar më 25-09-09 7.40.MD

Një delegacion bullgar ishte në Kiev me ftesë të Vollodimir Zelenskit

Me ftesë të presidentit Vollodimir Zelenski, së fundmi një delegacion bullgar, i përbërë nga Sollomon Pasi, Velizar Shallamanov, Ivan Ançev, Maksim Behar, Todor Tagarev dhe Svetllosllav Ivanov, vizitoi Kievin. Të gjithë ata morën pjesë në cilësinë e..

botuar më 25-09-09 6.34.MD