Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Amanetet e Levskit janë Bibla jonë kombëtare

“Historia jonë nuk t’ia bashkëngjitë meritat e mia ndokujt tjetri “, thotë Apostulli i lirisë bullgare Vasill Levski. Sot, 147 vjet pas vdekjes së tij heroike, këto fjalë janë po kaq të vërteta, kurse imazhi dhe veprimtaria e Apostullit, zënë një vend të nderuar në panteonin e heronjve, të cilët çdo një bullgar i mban në zemrën e vet.

Po të shikojmë se çfarë përbëjnë amenetet e tij, qetësisht mund t’i vlerësojmë si Bibla jonë kombëtare” – vë në dukje në intervistën për Radio Bullgarinë kryetari i Komitetit të Përgjithshëm Kombëtar “Vasill Levski”, Vasill Vasilev.

Në këto amanete të cilat janë elemente nga letrat e tij dhe nga shënimet vihet re, sesi kjo pjekuri e jashtëzakonshme e tij ka mundur të shikojë të gjithë atë, e cila është e domosdoshme ti rastis Bullgarisë dhe faktin sesi mund ta arrijmë.  Pikërisht prandaj ne sot duhet të mbështetemi tek amanetet e Levskit, sepse ato janë mbështetja e vetme mbi të cilën mund të shkelim, që të mund të fillojmë rilindjen dhe ndërtimin e atdheut, sipas standardeve moderne”.

Por, rilindja është e mundur vetëm  në qoftë se pjesërisht  ndjekim të shkruarën në korrespondencën personale të Dhjakut dhe jemi të mirë, të përgjegjshëm dhe miqësor ndaj njëri-tjetrit. Jo rastësisht midis radhëve duken fjalët e tij deri tek një bullgari të pasur në Vllahi nga viti 1871. “Çdo gjë përmbahet në  forcat tona të përbashkëta”, si dhe të revolucionarit Ljuben Karavellov nga viti 1872 - “Vëllazërim secilit, pa parë besimin dhe kombësinë”.

Me çdo një vit të kaluar nga vdekja e Vasill Levskit, paraqiten fakte të reja, të lidhura me kapjen e tij ose për rolin e tij për ekzistencën e komiteteve revolucionare nëpër Bullgari. Kështu për shembull teza se, Levski dhe veprimtaria e tij kanë qenë krejtësisht të panjohur për autoritetet osmane përpara se ta kapin, del se nuk është e vërtetë. Sipas fjalëve të Dora Çaushevës nga Muzeu Kombëtar “Vasil Levski” në qytetin Karllovo, roli i Dhjakut në organizatën e komiteteve ka qenë i njohur për osmanlinjtë akoma përpara  plaçkitjes së thesarit turk në ngushticën e Arabakonakut /Botevgradit/ nga 22 shtatori i vitit 1872, të kryer, që të mund të blihen armë dhe sende të nevojshme për komitetet. Shuma e mbledhur nga taksat në thesar ka qenë në përmasë të 125 000 groshëve/ 1250 lira turke/.

Miti i lidhur me datën e saktë të vdekjes së Apostullit pas procesit kundra tij, akoma është i pa sqaruar. Data e varjes së tij, po vazhdon të jetë temë e diskutimeve të shumta si mes shoqërisë, kështu dhe mes rretheve akademike.

Mospërputhja në datat vjen nga një gabim të bërë gjatë llogaritjes, kur kalojmë nga kalendari Gregorian në atë Julian” - mendon Vasill Vasilev. “Sipas historianëve data reale është 18 shkurt, por këtu vjen momenti tjetër, se e gjithë shoqëria e ka ndërmarrë datën 19 shkurt dhe sipas meje ajo duhet të mbetet pikërisht kjo, sepse kjo ditë lidhet gjithmonë me vdekjen e Apostullit. Realisht e vërteta historike është një, por traditat kanë imponuar por dhe njerëzit janë mësuar  me këtë që festimi të jetë më 19 shkurt. Por ka dhe shumë gjëra, të cilat rastisin dhe më 18 shkurt si mbledhje festive, konferenca. Diku si për shembull në qytetin e lindjes së Apostullit - Karllovo, festohet në të dyja datat."

Vasill Ivanov Kunçev i cili ka lindur më 18 korrik 1837 e kupton se, shpejt apo vonë, synimi i tij të mund të fitojë lirinë bullgare, do të çojë deri në vdekjen e tij dhe me gatishmëri e flijon jetën e tij. Për këtë dëshmojnë fjalët e tij, se ai “ja ka përkushtuar veten atdheut të tij akoma që nga viti 1861” që ti shërbejë deri në vdekje dhe të punojë  për vullnetin e popullit. Dhjaku beson se, kështu një ditë  “të gjithë popujt në Bullgari do të jetojnë nën disa ligje të pastra dhe të ndritshme, siç është e dhënë nga Zoti të jetoj njeriu. Dhe për turkun, dhe për çifutin e të tjerët çfarëdo qofshin ata, për të gjithë do të jetë një gjë e njëjtë vetëm në qoftë se i njohin ligjet barazisht me bullgarët. Kështu do të jetë në Bullgarinë tonë!


Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Odesos, u zbulua një statujë e ruajtur plotësisht nga shekulli II - III

Një statujë unike nga periudha romake e qytetit Odesos, e datuar paraprakisht në fund të shekullit II dhe gjysmën e parë të shekullit III, u gjet gjatë gërmimeve në zonën e stacionit hekurudhor në Varna, njoftuan arkeologët nga Muzeu Historik..

botuar më 24-10-15 6.52.MD

Një lagje e tërë e shekujve XIII-XIV e ngjashme me qytetin Hobbit u zbulua nga arkeologët në Perperikon

Një kompleks prej një duzinë shtëpish të vogla, të vendosura në pjesën jugore të qytetit shkëmbor Perperikon, u zbulua nga arkeologët nën drejtimin e Prof. Nikollaj Ovçarov. Sipas tij, bëhet fjalë për një lagje të tërë që daton nga shekulli XIII-XIV,..

botuar më 24-10-08 6.24.MD
Foto: Muzeu Kombetar i Shkencave Natyrore - Akademia Bullgare e Shkencave

Më shumë se 30 fosile kafshësh nga koha e dinozaurëve u mblodhën nga shkencëtarët pranë Trën

Si dukej bota e kafshëve në zonën e qytetit të sotëm të Trënit (Bullgaria Perëndimore) më shumë se 80 milionë vjet më parë - kësaj pyetjeje po përpiqen t'i përgjigjen paleontologët nga Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore në Akademinë Bullgare të..

botuar më 24-10-06 11.05.PD