Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me parakalimin “Në rrugën e pavdekshmërisë” përulemi para heroit kombëtar të Bullgarisë Vasill Levski

Foto: arkiv

Më 19 shkurt në Bullgari vazhdojnë përkujtimet në lidhje me vjetorin e 147-të të vdekjes së Apostullit të Lirisë Vasill Levski. Sonte në Sofje organizohet një miting parakalim pjesëmarrësit në të cilin do të kalojnë “rrugën e pavdekshmërisë. Parakalimi do të fillojë nga godina e presidencës dhe do të përfundojë para Monumentit të Apostullit ngritur në afërsi të vendit ku heroi kombëtar i Bullgarisë u var në dimrin e vitit 1873. Në parakalim do të përfshihet edhe presidenti Rumen Radev. Organizator është Komiteti Mbarë Bullgar “Vasill Levski”. Herët në mëngjesin e 19 shkurtit kryeministri Bojko Borisov bashkë me ministra të kabinetit bënë homazhe dhe vendosën lule para monumentit të Apostullit të Lirisë Bullgare. 



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka asnjë kërkesë për të dërguar personel ushtarak në Ukrainë, thanë ministrat në parlament

Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..

botuar më 25-02-20 11.31.PD

Në Maqedoninë e Veriut është hapur klubi i shoqatës bullgare “Ura Ballkanike”

Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..

botuar më 25-02-20 9.44.PD
Ministri Krasimir Vëllçev dhe Patriku Daniil

Ministria e Arsimit po përgatit futjen e edukimit fetar

Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..

botuar më 25-02-20 9.06.PD