Qeveria siguroi 250 mijë euro për financimin e projekteve të ndryshme të lidhura me pakicat bullgare në Shqipëri, Serbi, Kosovë, Ukrainë, Moldavi dhe Maqedoninë e Veriut.
Këto mjete hyjnë në buxhetin e Ministrisë së Punëve të Jashtme për vitin 2020. Ky vendim ka për qëllim të ndihmojë zgjerimin e veprimtarisë së organizatave të bullgarëve, ruajtjen e identitetit bullgar ndër komunitetet bullgare jashtë shtetit dhe praninë e tyre në medet dhe në hapësirën publike të shteteve të huaja.
Vendimi pohon politikën e Bullgarisë për garantimin dhe zbatimin e të drejtave dhe interesave të komuniteteve bullgare jashtë shtetit, duke respektuar legjislacionin vendas dhe të drejtën ndërkombëtare.
E drejta ndërkombëtare nuk merret me njohjen e identiteteve dhe gjuhëve – kjo vlen edhe për çështjen e Maqedonisë së Veriut. Këtë e deklaroi ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev, i cituar nga BGNES. “Formulime si “njohje e identitetit..
Pas përpjekjeve intensive dhe të pandërprera të Ambasadës bullgare në Teheran, dy shtetas bullgarë u evakuuan me sukses nga territori i Republikës Islamike të Iranit, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. Shtetasit kaluan kufirin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 16 deri në 20°. Në Sofje do të jenë 16°. Para mesditës moti do të jetë me diell. Pasdite do të ketë shtim të vranësirave grumbulluese. Në disa zona, kryesisht në rajonet malore dhe lindore,..
Po lançohet një faqe e re interneti që do të shërbejë si një dosje e hapur mbi shkeljet e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, raportoi..
Gjithnjë e më shumë studentë të huaj kanë zgjedhur universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë bullgar në vitet e fundit, sipas një ankete të..