Ka indikacione, por nuk ka prova, se u ushtrua presion politik për ndalimin e sinjalit të programit qendror “Horizont” të Radios Kombëtare Bullgare për 5 orë në shtator të vitit 2019. Ky është konkluzioni kryesor në raportin e komisionit të përkohshëm parlamentar për kazusin Radio Kombëtare Bullgare. “Konkluzioni politik është, se drejtori i përgjithshëm mban përgjegjësi për punën e radios dhe për këtë arsye konstatojmë, se për ndalimin e sinjalit ai e mban përgjegjësinë”, theksuan nga komisioni. Pas incidentit drejtori i atëhershëm i përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare Svetosllav Kostov u pushua nga puna. Raporti pritet të diskutohet në sallën plenare të parlamentit.
Nëse më 26 mars nuk ka një grup parlamentar të Partisë “Moral, Bashkim, Nder” (MEÇ), do të fillojmë bllokada, tha në një konferencë për media lideri Radostin Vasilev. Ai ka kërkuar dorëheqjen e kryetares së Kuvendit Popullor Natalija Kisellova...
Një projekt i madh infrastrukturor në Bullgari po ecën përpara - tuneli nën majën Shipka në malin Stara Pllanina, i konceptuar 120 vjet më parë, do të ketë një projekt teknik të gatshëm këtë vit. Nëse miratohet, ndërtimi i objektit do të fillojë..
Pas një seance 22-orëshe, Kuvendi Popullor miratoi buxhetin e shtetit për vitin 2025. Objektivi i të ardhurave është 45.5 miliardë euro (90 miliardë leva). Kostot janë 48.6 miliardë euro (96 miliardë leva). Deficiti është 3% e PBB-së dhe nuk..
Ministria e Turizmit nisi një fushatë reklamuese ndërkombëtare në shkallë të gjerë në kanalet National Geographic dhe 24 Kitchen, pjesë e grupit The..
Bullgarët përmirësojnë vlerësimin e tyre në raportin botëror të lumturisë, por mbeten në vendin e 85-të nga 147 vende, dhe ky është pozita më e ulët për..
Udhëheqësi i GERB-it, Bojko Borisov, mohoi se ka pasur presion nga kreu i “DPS-Fillimi i Ri”, Deljan Peevski, i cili u sanksionua sipas Aktit global..