Për herë të parë në Galerinë Kombëtare të Arteve Figurative “Kvadrat 500” do të prezantohen veprat e krijueseve bullgarë të grafiteve.
Nën moton “Dritare te fëmijëria” ata prezantojnë kujtimet e tyre nga vitet më të shkujdesur të krijuara nëpërmjet teknikave të artit mural. Organizator është Stanisllav Trifonov Nasimo, grafitet e të cilit janë të njohura jo vetëm tek ne, por edhe në vende të tjera të Ballkanit si Turqia, Greqia, Rumania, Serbia dhe Kosova.
Arti i tij mural njihet edhe në Britaninë e Madhe, Gjermani, Austri, Itali, Belgjikë, Poloni, Çeki dhe në shtete të tjera evropiane.
Ekspozita në Galerinë Kombëtare “Kvadrat 500” në kryeqytet hapet më 27 shkurt dhe do të vazhdojë deri më 5 prill. Qëllimi i iniciativës është të popullarizohet ky tip i artit modern tek ne.
Foto: arkiv personal
Projekti i fundit i regjisorit Stefan Komandarev - "Universi Bllok" - është një nga 35 të përzgjedhurit në forumin më të rëndësishëm botëror për bashkëprodhimet filmike, Berlinale Co-Production Market. Çdo vit ka qindra kandidatë, procesi i..
Filmi më i ri bullgar "Para se të harroj" mund të shihet që nga sot në kinema. Ai rikrijon realitetin e trishtuar të një prej sëmundjeve më të zakonshme moderne - demencës. Skenaristja Teodora Stoillova-Donçeva është frymëzuar nga ngjarje reale. Filmi..
Në Galerinë e Arteve "Kvadrat 500" (pjesë e Galerisë Kombëtare) në Sofje, një ekspozitë prezanton koleksionin e Galerisë Kombëtare, që përmban njëzet e një fletë grafike të piktorit Pikaso (1881–1973). Veprat janë të lidhura tematikisht me..