Dentisti nga qyteti Plovdiv doktori Ventseslav Stankov hyri në top 100 në botë, pasi Global Summit Institute e renditi mes profesionalistëve më të mirë të vitit të kaluar. Stomatologu bullgar 36 vjeç është më i riu në klasifikim.
Doktori Stankov i bën njerëzit të buzëqeshin me një buzëqeshje të gjerë, sepse punon me teknologjitë më moderne të mjekësisë dentalë estetike dhe nuk ka frikë të kalojë kufijtë, të cilat kolegët e tij refuzojnë t’i kalojnë.
Gjatë vitit 2017 stomatologu i ri kryen një operacion të ndërlikuar në Ukrainë dhe aty është i vënë re nga mentori i tij i ardhshëm – belgu me ndikim Erik van Doren, i cili i hap dyer të shumta. Sot bullgari zhvillon një kabinet të vet në qytetin Plovdiv, por po kështu punon dhe në një klinikë në Antwerpen si dhe në vende të tjera nëpër botë. Kurse për klasifikimin e propozon kirurgu Beham Shakibaie, i cili kujdeset për dhëmbët e presidentit iranian.
“Nuk mund të them se më zgjodhën për shkak të ndonjë ngjarjeje të caktuar – thotë doktori Stankov. Më tepër është një vargëzim të hapave të vegjël, të fitoreve dhe të dëshmive, prej pjesëmarrjeve në shumë ngjarje ndërkombëtare dhe punë me kolegë në disa klinika në Evropë. Përveç kësaj mbaj leksione në universitete të huaja, fitova dhe disa gara ndërkombëtare dhe të gjitha këto e bënë emrin tim të dallueshëm nëpër botë. Por shkaku më i madh që të jem i klasifikuar, sipas meje, është se punoj me mikroskop dhe merrem me mikro-kirurgji – me një përqendrim më të madh në detaje.”
Dentisti bullgar është i kërkuar nëpër botë më tepër për shkak të arritjeve të tij në periodontologji dhe në implantim. Së shpejti do të ketë dy operacione në Paris, të cilat do të vërehen live prej disa qindra vetave – njëri është për vënien e implantit tek një pacient me degjenerim kongjenital të kockave, kurse tjetra prek rivendosjen e mishit të dhëmbëve rreth implantit.
“Më e rëndësishmja në procesin e punës është të njoh pacientin, me qenë se çdo gjë e lidhur me estetikën është shumë individuale – thotë akoma doktori Stankov. Prandaj dhe mundohem të kuptoj se cila është e bukur për të dhe t’i shpjegoj se deri ku arrijnë mundësitë tona. Por, nuk është e udhës që unë ose teknikët e mi të dhëmbëve të imponojmë pikëpamjen tonë. Më tepër ne duhet të kuptojmë se ku mund të takohemi nga pikëpamja e materialeve ose e mosdëshirës së pacientit.”
Në ndryshim nga koha e kaluar kur korrigjimet duhej të ishin të padukshme, sot gjithnjë e më shumë njerëz këmbëngulin për të ashtuquajturën buzëqeshje të Hollivudit - “një super zbardhim të dhëmbëve” nga i cili të duket se investojnë në vetvete.
“Tendenca e cila më pëlqen më shumë është se mundohemi të realizojmë një rezultat të mirë me më pak trauma dhe humbje të indeve të forta dentare, me më pak ndërhyrje por jo dhe për llogari të rezultatit – sqaron dentisti. Derisa përpara 15 vjetëve i sharronim dhëmbët për të vënë kurorë dhe shkatërronim pjesën më të madhe të dhëmbit, tani kemi restaurime ngjitëse prej qeramike, ku heqim shumë pak nga dhëmbi, që të rinovojmë formën e tij. Me fjalë të tjera, bëhemi më konservatorë”
Në klasifikimin e Global Summit Institute u rendit edhe një bullgar – doktori Pavell Krëstev, i cili prej viteve jeton dhe punon në Nju Jork.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
"Dy ditët më të rëndësishme në jetë janë dita kur keni lindur dhe dita kur e zbuloni pse." Ky është një mendim që i atribuohet shkrimtarit të famshëm Mark Twain. Bashkëbiseduesja jonë ndjek gjurmët e dashurisë, të cilat e çojnë në një vend tjetër, në një..
Vetëm disa kilometra në perëndim të kufirit midis Greqisë dhe Shqipërisë dhe rreth 40 kilometra nga qendra rajonale e Korçës ndodhet qyteti shqiptar i Bilishtit. Pjesë e popullsisë intelektuale atje është edhe Llazo Nestori - përfaqësues i pakicës..
Më 27 tetor mbushen 165 vjet nga lindja e akademikut Aleksandër Teodorov-Ballan, i cili ishte teoricieni i parë i gjuhës letrare, fonetikës dhe gramatikës bullgare. Ai lindi në vitin 1859 në fshatin Kubej të Besarabisë. U diplomua në shkollën e..
"Dy ditët më të rëndësishme në jetë janë dita kur keni lindur dhe dita kur e zbuloni pse." Ky është një mendim që i atribuohet shkrimtarit të famshëm Mark..