I krijuar në Paris, grupi interpreton këngë popullore bullgare me orkestrim të kompozitorëve tanë të njohur, si dhe këngë ortodokse. Drejtuese është Stefka Miteva – këngëtare, autore e këngëve dhe e aranzhimeve, mësuese në lëndën e muzikës dhe të teorisë muzikore për amatorë. Në fakt ajo e nis rrugën e vet në një specialitet fare të ndryshëm – ka përfunduar Academy of Performing Arts në Pragë, është regjisore kukullash, dramaturge (nënvizon po kështu se në “Orenda” këndon edhe një ish koriste nga kori i fëmijëve të radios – Petra Draganova). Më vonë përfundon Ecole Supérieur de jazz (Shkollë të lartë për xhaz) dhe Shkollën Shtetërore pranë Ministrisë së Kulturës për pedagogë në xhaz dhe teknika moderne në fushën e të kënduarit në Paris (Formation pour le DE en jazz, (Ministère de la Culture, Conservatoire National de Paris, 2000) et Formation de Formateurs en musiques actuelles au Studio des Variétés à Paris (2001). Rreth 20 vjet jeton në kryeqytetin francez, merr pjesë në projekte të ndryshme si këngëtare, krijon dhe drejton formacione, i fundit nga të cilat është “Orenda”.
“Grupi ekziston nga fundi i vitit 2018 – tregon Stefka Miteva. Lindi si rezultat i ftesës së drejtuar nga rapperi i njohur francez Gims, i cili donte që një grup bullgar ta shoqëronte në finalin në The Voice (realiti formati ndërkombëtar). I bëra aranzhim këngës “Moj Petrunko” dhe më 18 maj bashkë me të kënduam në kanalin numër një televiziv. Kështu filloi jeta e këtij grupi. Gjysma e grupit qenë bullgare, kurse gjysma tjetër franceze. Me ne qe dhe Emanuella Kallçeva-Xhajma – këngëtare, projekti i fundit i së cilës /atëherë/ quhej “Orenda”. Ajo propozoi ta emërtojmë grupin kështu dhe na tregoi se çfarë do të thotë kjo fjalë në gjuhën e lashtë bullgare. Orenda është forca hyjnore, e cila ndodhet në çdo një prej nesh, do të thotë “fryma e jetës”, “fryma e Zotit”, “burimi”. Mbase është pak pompoze si emër i një kori të grave, por na u duk e bukur dhe frymëzuese, si një shenjë se shpërndajmë një pjesë nga forca jonë bullgare hyjnore në Francë, dhe pse jo dhe nëpër botë. Na duhej pothuajse një vit që të krijonim një repertor. Premiera jonë si grup qe gjatë qershorit të vitit 2019. Jo të gjithë janë nga grupi i parë, por raporti bullgare-franceze është pothuajse i njëjtë. Zhvillojmë koncerte kryesisht nëpër kishat në Paris dhe përreth, do të kemi dhe disa pjesëmarrje në festivale.”
Një nga angazhimet e përhershme të Stefka Mitevës është puna me korin e një banke të madhe ndërkombëtare, selia e së cilës ndodhet në Paris. Në repertorin e nëpunësve bankarë janë këngët tradicionale franceze, world music, pop dhe gospel, si dhe këngë popullore bullgare, të cilat koristet i pëlqejnë shumë. “Kam vënë re se gjuha bullgare provokon vokale të pastra dhe të bukura, edhe tek amatorët. Koristet marrin pjesë në të kënduarit me një kënaqësi, duke zëvendësuar me to pushimin e drekës, kurse pas kësaj kthehen në punë në një gjendje të mirë shpirtërore” – tregon Stefka.
Për fatin e formacionit të mëparshëm “Samodivi” të krijuar prej saj , si dhe për pjesën e re origjinale, ajo saktëson:
“Formacioni Samodivi” jetuan mjaft gjatë. Por, një nga këngëtaret – Caroline Daparo, e cila ka një zë të shkëlqyer dhe është një artiste shumë interesante, u nis për katër vjet në La Réunion dhe tani për tani grupi është në „standby“. Gjatë vitit të kaluar bëra një farë kthimi drejt teatrit të kukullave. Shkrova dhe vura në skenë një pjesë të re për fëmijët, me të cilën morëm pjesë në festivalin e njohur në Avignon. Pjesa quhet “Pulë në hënë” dhe tregon për një pulë të vogël, e cila ëndërron të shkojë në Hënë, por të gjithë i thonë se kjo është një gjë absurde dhe një budallallëk i madh. E gjithë historia zhvillohet në rrugën e saj drejt Hënës. Përveç se në festival e kemi prezantuar dhe nëpër qendrat kulturore, kemi shitje edhe për vitin tjetër, po bisedojmë dhe për një udhëtim dhe prezantim jashtë Francës. Kështu që shpresojmë që pula jonë të fluturoj drejt botës”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë..
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të..