Me rastin e përvjetorit të 84-të të Radio Bullgarisë, redaktorja shumëvjeçare Veneta Pavllova mori çmimin “Numër 1 i Radio Bullgarisë” në vitin 2019. Ajo shkruan artikuj në fushën e trashëgimisë kulturore-historike. Ka mbaruar Universitetin Shtetëror të Moskës “M. V. Llomonosov” gjatë vitit 1982. Veneta ka filluar rrugën e saj profesionale në Bashkimin e Gazetarëve Bullgarë dhe në gazetën “Narodna Mlladezh” (“Rinia e Popullit”). Në vitin 1984 u emërua në drejtorinë “Programet për jashtë shtetit”, në redaksinë “Bashkatdhetarët – radio-orë”. Në vitin 1985 punonte në drejtorinë “Hristo Botev” të BNR-së, ku krijonte programe për detarët dhe për specialistët bullgarë që punonin jashtë shtetit. Gjatë vitit 1992 u kthye në Radio Bullgarinë si autore e intervistave dhe artikujve të lidhur me historinë dhe artin figurativ.
Ndihma metodologjike, trajnimi i mësuesve, takime dhe programe edukative në gjuhën dhe kulturën bullgare për studentët - këto janë vetëm disa nga mënyrat se si komuniteti akademik i Universitetit të Veliko Tërnovos "Shën Kirill dhe Metodij" arrin tek..
Libri "Bullgaria mbretërore (1879–1946). Oborri mbretëror bullgar (personalitete, poste, biografi)" me autorë prof. Petër Stoyjanoviç dhe Doc. Ivajllo Shallafov. Botimi luksoz me mbi 650 fotografi, shumica e të cilave botohen për herë të parë, zbulon..
Ora e Teatrit të Kukullave është prej 48 vitesh një nga emblemat e qytetit Stara Zagora . Ajo u vu në shfrytëzim në vitin 1977 dhe është e vetmja e këtij lloji në Gadishullin Ballkanik. Për këtë shkruan nga Teatri në faqen në Facebook, pasi..