Korrespondenti i agjencisë BGNES në Beograd bëri të ditur se kompania ruse IDS (Infrastructure Development and Construction), e regjistruar në kryeqytetin serb, e cila përgjigjej për ndërtimin e gazsjellësit “Rryma Turke përmes Serbisë, do të ndërtojë mbi 100 km. prej segmentit bullgar të gazsjellësit. Leja përkatëse është dhënë nga konsorciumi saudit “Arkad”, me të cilin operatori bullgar “Bulgartransgaz” ka lidhur kontratë për 1.1 mlrd euro. Segmenti i parë i gazsjellësit “Rryma Turke” në territorin e Bullgarisë tashmë është mbaruar nga një kompani vendase. Pritet që ndërtimi i segmentit të dytë të përfundojë stinën tjetër dimërore.
Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata kanë diskutuar ndërtimin e një korridori vertikal të gazit për të siguruar furnizime të ndryshme dhe të..
Bullgaria mbetet ndër vendet me nivele të larta të korrupsionit në sektorin publik, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, të publikuar nga organizata joqeveritare “Transparency International”. Bullgaria me 43 pikë indeksi është në..
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev u takua me kryemyftiun Dr. Mustafa Haxhi, njoftoi BTA. Georgiev theksoi rolin e rëndësishëm të liderëve të denominimeve fetare në Bullgari në ruajtjen e modelit unik të bashkëjetesës paqësore, tolerancës dhe unitetit në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..