Në konferencën “Nga Selaniku deri në Zagreb”, të organizuar nga Ministria e Jashtme greke në përkrahje të perspektivës evropiane të vendeve nga Ballkani Perëndimor, Ministrja bullgare e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva paralajmëroi se metodologjia e re për bisedime e Komisionit Evropian nuk duhet të vonojë fillimin e negociatave për aderimin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut. Ministrja nënvizoi po kështu se me rëndësi të madhe për integrimin evropian të vendeve nga regjioni është zbatimi i marrëveshjeve të fqinjësisë, të cilat ato i kanë nënshkruar, që t’i tregohet Brukselit, që të gjitha çështjet e hapura me vendet fqinje janë zgjidhur.
Në një koment të bërë para Radios Kombëtare Bullgare për ngjarjen në Selanik, gazetari dhe njohës i mirë i regjionit Kostadin Filipov këmbënguli, që interesi kombëtar i Bullgarisë duhet të ruhet nëpërmjet traktateve, të cilat ajo i ka nënshkruar, dhe pjesërisht nëpërmjet këtij për fqinjësi të mirë dhe miqësi dhe bashkëpunim me Maqedoninë Veriore. Në lidhje më këtë, Filipov rikujtoi se Komisioni i Përzier i krijuar në bazë të kësaj marrëveshjeje midis Sofjes dhe Shkupit aktualisht në praktikë nuk punon.
Kurse pyetjes nëse është optimist për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, gazetari iu përgjigj:
“Jam optimist për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor, por më duket se aksenti duhet të vihet mbi provën e Greqisë të kthejë vendin e vet si shtet, i cili në territorin e Evropës Juglindore është më i interesuar dhe e lëviz më aktivisht procesin e afrimit të shteteve nga Ballkani Perëndimor drejt Bashkimit Evropian.”
Filipov mendon se tani Greqia po bën provë të kthehet në vendin, të cilin e zinte akoma që në fillim të shekullit të 21, kurse kjo e shqetëson atë:
“Shqetësohem se Presidenca aktuale e Kroacisë, pavarësisht nga të gjitha qëllimet e mira që të arrihet një rezultat konkret në takimet e ardhshme në fund të muajit mars në Bruksel dhe gjatë muajit maj në Zagreb, do të jetë nën hijen e përpjekjeve greke t’u japin përkrahje vendeve nga Ballkani Perëndimor për anëtarësim në Bashkimin Evropian...Duhet të shohim sesi vepron Greqia, që të të afirmojë rolin e vet si një lider në Evropën Juglindore sa i përket integrimit evropian.”
“Do t’u japë dhe një prognozë optimiste - tha analisti. Me të vërtetë më 26 dhe 27 mars do të ketë edhe një shtytje për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Tirana dhe Shkupi do të marrin një farë kompensimi për mossuksesin nga tetori i vitit të kaluar, duke u dhënë data për fillimin e negociatave. Kur do të jetë kjo datë, nuk mund të prognozoj, por nga Parisi vijnë sinjale, se aty e pranojnë ekuilibrin në metodologjinë e re midis interesave franceze dhe dëshirës së pjesës më të madhe të vendeve në Bashkimin Evropian që zgjerimi të përfshijë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.”
Në takimin e Selanikut përfaqësuesit e Komisionit Evropian ripohuan mendimin e tyre se duhet të fillojnë bisedime me Republikën e Maqedonisë Veriore dhe me Republikën e Shqipërisë për aderimin e tyre. Ky do të jetë dhe përfundimi i raporteve vjetore për përparimin e vendeve, botimi i të cilave pritet që javën e kaluar.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..
"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..
Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se..