Partneriteti energjetik në vijën Izrael-Qipro-Greqi është strategjik, tha kryeministri bullgar Bojko Borisov para presidentit të Qipros Nikos Anastasiadis, i cili ndodhet për një vizitë në Bullgari. Sofja përkrah projektin EastMed. Ai ka rëndësi të madhe gjeopolitike për zhvillimin e regjionit dhe të Evropës, theksoi zoti Borisov. Ndërtimi i lidhjes së gazit midis Greqisë dhe Bullgarisë është me rëndësi kyçe si një strukturë hyrëse për importin e gazit nga burime alternative në Evropën Juglindore, duke përfshirë edhe nga gazsjellësi i Mesdheut Lindor, shtoi kryeministri. Gjatë bisedimeve u shqyrtuan edhe tema aktuale evropiane mes të cilave migracioni, aderimi i Ballkanit Perëndimor, suaza shumëvjeçare financiare, ndryshimet e klimës.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..