Në një takim me homologun e tij grek Kiriakos Micotakis para mbledhjes së katërt të përbashkët të Këshillit për Bashkëpunim në nivel qeveritar, kryeministri Bojko Borisov tha, se bashkëpunimi midis dy shteteve është garant për prosperitetin e mbarë rajonit. Kryeministrat diskutuan thellimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike dhe shkëmbimin bilateral tregtar i cili në periudhën janar-tetor të vitit 2019 shënoi rritje nga 9.3 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018. U vu në dukje rëndësia e madhe e projekteve për hekurudhë në vijën Selanik – Kavalla – Aleksandrupolis – Burgas – Varnë - Ruse dhe për krijimin e infrastrukturës drejt pikës kufitare Rudozem – Ksanti.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..