Në një mbledhje të qeverisë greke dhe të asaj bullgare në Aleksandrupolis u nënshkruan tri marrëveshje – një për transportin, një për investimet dhe një marrëveshje turistike. Lehtësohet trafiku transkufitar hekurudhor si një hap për integrimin e tërësishëm në Rrjetin Transevropian të Transportit (TEN-T). Vendet do të punojnë për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta turistike. U nënshkrua dhe një Memorandum për bashkëpunim në fushën e investimeve dhe për ndihmë të ndërsjellë në aplikimin e përbashkët për projekte të përbashkëta evropiane. Kryeministri Bojko Borisov falënderoi për bashkëpunimin kundër emigracionit ilegal. Ai u bëri thirrje ushtarakëve për të menduar për një air policing të përbashkët dhe vuri në dukje se Bullgaria është e gatshme të jetë në dobi të Greqisë vëllazërore në zgjidhjen e kundërvënieve me Turqinë.
Në ditën e parë të vitit të ri 2025, në Qendrën e Shpëtimit të Kafshëve të Egra “Ballkani i Gjelbër” u pranuan gjithsej 606 zogj të borës së malit (Fringilla montifringilla), 591 prej të cilave të ngordhura. Informacioni për fatkeqësinë erdhi..
Ndryshimet “ndjehen në ajër”, studentët kthyen shpresën që e kishim humbur gjatë viteve dhe shoqëria duhet të normalizohet – këto janë mesazhet nga tribuna “Çfarë shoqërie aspirojmë”, e cila u zhvillua në sallën e Qendrës Kulturore në Caribrod njoftoi..
Pritet që nga 2 janari në kufirin mes Bullgarisë dhe Turqisë të vendoset një kontingjent ndërkombëtar policor me 100 oficerë nga Bullgaria, Austria, Rumania dhe Hungaria. Në dhjetor, ushtruesi i detyrës së ministrit të brendshëm bullgar Atanas Illkov..
Kopshti i Borisit në zemër të Sofjes do të bëhet sërish skena e festivalit tradicional të Pernikut "Surva". Tingulli i Survës na pastron dhe na..
Dy monedhat më të kërkuara nga bullgarët në vitin 2024 mbetën dollari amerikan dhe euroja, si në vitin 2023. Ishin jashtëzakonisht të njohura edhe..