Mbi 1 mlrd euro në vit janë humbjet e bullgarëve me depozita bankare për shkak të inflacionit. Bullgari investon vetëm 2.4 për qind prej kursimeve të veta në kapital të vet, ose në kompani. Në Evropën Lindore këto investime janë 20 për qind e kursimeve. Suedezët dhe finlandezët investojnë më shumë prej buxhetit familjar në aksione dhe në kapital të vet. Atje ky lloj investimi përbën 40 për qind prej aktiveve të familjeve. Në sfondin e depozitave humbëse bankare në Bullgari, aktualisht në vend ka mbi 15 000 kompani, të cilat gjatë tri viteve të fundit kanë të ardhura në rritje të realizuara nga shitjet, ndërsa fitimi i tyre operativ rritet me mbi 25 për qind. Investimet në to janë më fitimprurëse madje nga ato në pronësi të patundshme – një investim që preferohet nga bullgarët, pohojnë konsulentët.
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..
Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për..