Në thelbin e traditës së kukerëve / burra të maskuar dhe të veshur me petka prej lëkure të cilët luajnë për të dëbuar të keqen/ është të tregojë natyrën që po vdes dhe prapë rilindet - gjë e cila është e koduar dhe është baza e të gjitha besimeve të bullgarëve. Në thelbin e traditës është imitimi i lirimit të tokës, mbjelljes dhe korrjes së të lashtave, që është dhe një rikrijim i vdekjes dhe i lindjes.
Ana autentike e traditës së kukerëve është e prezantuar në një ekspozitë udhëtuese të Muzeut Regjional Historik në qytetin Jamboll. “Lojërat e kukerëve - një ekstravagancë prej ngjyrave, magjisë dhe misterit” është e krijuar gjatë vitit 2017 dhe prezanton kostumet e personazheve në një grupi të kukerëve.
“Këto janë rreth 16 kostume nga qyteti Jamboll. Kjo krahinë është e njohur si Kukerllandija, ky është vendi nga ku janë pjesa më e madhe e kukerëve në Bullgari - sqaron Stefan Bakërxhiev, drejtor i Muzeut Rajonal Historik në qytetin Jamboll. - Përveç një rikrijim të personazheve dhe të gjithë ritualit, janë treguar dhe 6 kostume me maska nga vendbanime të ndryshme të regjionit, me qenë se në të kaluarën çdo një qytezë në territorin e rrethit të qytetit Jamboll ka pasur mënyrën e vet në punimin dhe bërjen e kostumeve, dhe të pamjes së maskave”.
Lojërat e kukerëve në rrethin e qytetit Jamboll dallohen me periudhën në të cilën bëhen – kjo është dita e diele kur është festa e të Lidhurave të Djathit ose të hënën e nesërme. Të maskuarit janë të veshur me kostume tradicionale popullore grash karakteristike për këtë krahinë. Një element i rëndësishëm është maska e kukerëve , ku në këtë krahinë takohen lloje nga më të ndryshmet.
“Maskat e lashtë të cilat ne i prezantojmë në ekspozitë, punohen më shpesh prej lëkurë dhie ose dashi, e kthyer me qimen jashtë, ku në cepin e sipërm janë të vendosur dy brirë. Dua të nënvizoj posaçërisht se, tradita autentike e kukerëve përfshihen vetëm meshkuj” - saktëson Stefan Bakarxhiev.
Nga data 26 deri më 29 mars ekspozita do të paraqitet në qytetin Plovdiv. Aty mund të shikohen fotografi nga arkivi, dokumente, informacion për këtë traditë, kurse vizitorët zhyten në atmosferën e traditave të vjetra dhe njihen me simbolikën dhe rëndësinë e kostumit të kukerëve.
“Fotografitë nga arkivi përfshijnë periudhën nga fillimi i dhjetëvjeçarëve të parë të shekullit të 20. Tregojmë maska dhe kostume jashtëzakonisht origjinale të kukerëve. Duhet të vëmë në dukje se simbolika e kukerëve, të cilët dalin ditën e të Lidhurave të Djathit, është e orientuar drejt dëbimit të shpirtrave të këqij, me urime për rendimente të pasura, shëndet dhe pjellori të tokës dhe të kafshëve” - thotë zoti Bakërxhiev.
“Gjatë viteve të fundit për shkak të vet atraksionit të traditës tanimë kalohet nga një karnaval autentik drejt një karnavali të zakonshëm - është i bindur Stefan Bakërxhiev. Paraqitja e grave-kukere e kthen ritualin në maskaradë, përfshihen personazhe të shumtë , të cilat nuk kanë asgjë të përbashkët me anën autentike. Prandaj qëllimi i sa më shumë festivaleve është të mund të ruhet kjo anë autentike.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES dhe arkivDita e Arafatit është dita e fundit nga ditët e shenjta për myslimanët në muajin e Ramazanit. Në Islam, kjo është dita më fisnike e vitit, dhe lidhet me privimet e rënda 30-ditore - "agjërimin". Ngrënja e bukës dhe pirja e lëngjeve dhe e ujit bëhet vetëm..
Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati..
Fshati nënballkanik Turija mirëpret mbi një mijë pjesëmarrës në lojërat e maskaradës "Pleqtë në Turija". Në edicionin e sivjetshëm të festivalit më 30 mars do të marrin pjesë 28 grupe me kukeri (njerëz të maskuar) nga e gjithë Bullgaria. Çdo vit..