Muzeu Regjional Etnografik në të hapur “Etër” në afërsi të qytetit Gabrovo, prezanton “Ungjillin e Artë” – pronë e Muzeut Historik në qytetin Omurtag dhe shpatën-revolver të vojvodës Stefan Karaxha, pronë e Muzeut Historik në qytetin Ruse.
Ungjilli u shtyp në vitin 1862 në Tipografinë e Patrikanës në Moskë. Për shkak se kopertonat janë të praruara dhe të zbukuruara me bakër ungjilli peshon 8 kilogram. Figurat mbi kopertonat fillimisht u shtypën me makinë, gjë pas së cilës me mjeshtri të përsosur u zbukuruan me dorë. Ungjilli është dhuratë për banorët e qytetit Osman Pazar, sot qyteti Omurtag, nga Nikollaj Vlladimiroviç Bllagovo intendent i Divizionit të 11-të Rus të Këmbësorisë.
Shpata e luftëtarit për pavarësi kombëtare Stefan Karaxha iu dhurua Muzeut Historik në qytetin Ruse në vitin 1988. Ajo u prodhua nga firma austriake “Anri Gussen dhe bijë”. Shpata është me nikelim sekondar i cili fsheh gravurat mbi tehun. Në se tehu do të demontohet në vendin e tij mbetet tytë me të cilën mund të shtihet. Ky është sistemi francez Lefushe, mbushja e së cilës me patronë bëhet me anë të dorezës.
E quajnë Nikopollin "qytetin e shekujve" për shkak të historisë së tij mijëravjeçare. Ai u shfaq si vendbanim qysh në vitin 169 pas Krishtit gjatë kohës së perandorit romak Mark Aureli. Në vitin 629, perandori bizantin Nikifor III Foka e riemëroi..
Gërmimet arkeologjike në lagjen Kaleto të qytetit të Danubit Llom zbuluan mbetje të strukturave mbrojtëse romake që datojnë nga shekulli I pas Krishtit. Gërmimet, të udhëhequra nga krye asistenti Dr. Vlladisllav Zhivkov nga Instituti Kombëtar..
Këtë vit bëhen pesëmbëdhjetë vjet nga zbulimi i relikteve të Shën Joan Pagëzorit, Pararendësit, gjatë gërmimeve në ishullin Sozopoll nga një ekip i arkeologut Prof. Dr. Kazimir Popkonstantinov. Autenticiteti i zbulimit në mbetjet e manastirit mesjetar të..