Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me veprimtari të ndryshme në mbarë vendin shënohet Festa Kombëtare e Bullgarisë - 3 Marsi

Patriku Maksim
Foto: BTA

Me aktivitete të ndryshme tërë Bullgaria shënon përvjetorin e 142-të nga Çlirimi i vendit nga zgjedha turke. Në një ceremoni solemne para Monumentit të Ushtarit të Panjohur në Sofje u ngrit flamuri kombëtar. Në këtë ritual ishin të pranishëm nënpresidentja Ilijana Jotova dhe zëvendës kryeministri dhe ministër i mbrojtjes Krasimir Karakaçanov.
Patriku bullgar Neofit kreu një shërbesë falënderuese.
Në qytetin Pleven të Bullgarisë Qendrore Veriore para simbolit të qytetit – Kishës Mauzole “Shën Gjergji Fitimprurësi” gjithashtu u ngrit flamuri kombëtar. Kjo kishë u ndërtua me mjete të dhuruara nga mbarë Bullgaria në vitin 1907 si përmendore e betejës pranë qytetit Pleven. Kjo betejë konsiderohet se ishte vendimtare për ecurinë çlirimtare të Luftës Ruso Turke nga vitet 1877-1878. Në ndeshjet aty ranë dëshmorë 31 mijë ushtarë të Ushtrisë Perandorake Ruse dhe 4 500 luftëtarë nga Ushtria Kombëtare Rumune.
Në Muzeun Ushtarako Detar në qytetin Varnë u paraqitën eksponate unike – tre flamuj origjinal të Vullnetarëve Bullgarë – Opëllçenas, të punuara jashtë kufirit me mjete të bashkisë së emigrantëve bullgarë. Ata do të jenë të ekspozuar në muze deri më 26 mars.
Me një marshim solemn dhe me flamurin 25 metrash kombëtar shënuan Festën Kombëtare në qytetin e Bullgarisë Veriperëndimore Vraca. Qindra qytetarë u mblodhën para monumentit të revolucionarit poet Hristo Botev në qytet.
Kërkuesi i internetit Google gjithashtu iu bashkua Festës Kombëtare të Bullgarisë duke valëvitur flamurin kombëtar në logon e tij.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali “Ritmi i Bullgarisë” mbledh dashamirët e folklorit bullgar në ,юшешсх Lвoveç

Tridhjetë grupe nga e gjithë vendi marrin pjesë në edicionin jubilar të dhjetë të Festivalit Kombëtar Folklorik “Ritmi i Bullgarisë” nëqytetin e Bullgarisë Veriperëndimore Lloveç. Ato do të performojnë në skenën në lagjen "Varosha", njoftoi BTA..

botuar më 25-06-20 3.23.MD

Aeroporti i Sofjes mori një çmim prestigjioz nga Shoqata Evropiane e Aeroporteve

Aeroporti “Vasill Levski” – Sofja mori çmimin ACI EUROPE "Aeroporti më i Mirë në Evropë". Dallimi është në kategorinë për aeroportet me një trafik prej 5 deri në 10 milionë pasagjerësh, njoftoi operatori SOF Connect. "Njohja është një shkak..

botuar më 25-06-20 2.00.MD
Zheço Stankov dhe Teresa Ribera

Bullgaria është ambicioze të vërë në funksion njësinë e 7-të në Centralin Atomik “Kozlloduj” në vitin 2035

Sfidat me të cilat përballet sektori i energjisë në Bullgari dhe rajon u diskutuan nga Ministri i Energjisë Zhecho Stankov dhe Zëvendëspresidentja Ekzekutive e Komisionit Evropian për Tranzicion të Pastër, të Drejtë dhe Konkurrues Teresa Ribera,..

botuar më 25-06-20 12.41.MD