Ka ardhur kohа që suksesi të mos matet me tregues thjesht material. Liderët e rinj të biznesit e kuptojnë se jetojmë në një kohë të re kur gjithnjë e më shumë varemi nga gjendja e mjedisit dhe nga qëndrueshmëria e shoqërisë. Fjalët e bukura si dhe premtimet duket se i lënë vend veprimeve të menduara dhe vendimtare. Prandaj fjala “veprim” e shoqëruar me një vrull rinor dhe me bindje ishte mes më shpesh të përdorurat gjatë prezantimit të secilës prej kompanive të nominuara për Çmimet për Biznes Përgjegjës. Përgjithësisht 108 projekte korporatave me kauza, të realizuara nga 78 rekorde, garuan në konkursin kombëtar më të afirmuar dhe prestigjioz për përgjegjësi sociale të biznesit dhe për zhvillim të qëndrueshëm.
Bullgaria është një treg i vogël, në të cilin çdo një nga kompanitë e ka përgjegjësinë e vet dhe ka marrë përsipër angazhimin për kontribut në shoqëri. Nga projektet e paraqitura dhe të realizuara gjatë vitit 2019, bëhet e qartë se asnjë nga fushatat me kauzë nuk kanë mbetur pa rezultat. Të gjithat kanë qenë të rëndësishme dhe të vërejtura, pa rëndësi nëse bëhet fjalë për investim në ndonjë programin për trajnim, në përgatitjen e talenteve sportive ose për shitje me qëllim bamirës të prodhimeve të punuara nga prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara nëpër qendrat e mëdha tregtare. Çdo një gjest social nga ana e firmave ka dhënë ndikimin e vet mbi auditorin e gjerë.
“Veprimet sjellin ndryshimin” kjo është motoja e të gjitha iniciativave tona, të lidhura me biznesin përgjegjës social”, thotë Vanja Stojanova – menaxhere në një nga zinxhirët e dyqaneve në vendin tonë. Kompania e saj është e dalluar në kategorinë “Investitor në mjedis” dhe bashkë me kompani të tjera të ngjashme do të prezantojnë Bullgarinë në garën evropiane për investime ekologjike.
“Çmimi është një njohje për ne, ai është për përpjekjet e gjithanshme, të cilat i bën kompania jonë në kujdesin për mjedisin. Ky kujdes fillon akoma nga ndërtimi i dyqaneve tona. Ato janë efektive nga ana energjetike, ndërtohen në bazë të standardeve të fundit ekologjike. Kujdesi i kompanisë për mjedisin kalon përmes të ashtuquajturave “furnizime të gjelbra” deri tek dyqanet. Këtu jo në vend të fundit është dhe përpjekja të përfshijmë larmi të madhe prej produkteve të qëndrueshme në asortimentin tonë. Gjatë viteve të fundit kompania drejtohet aktivisht dhe në projekte të lidhura me kufizimin e plastmasës për përdorim të njëhershëm. Masat në këtë drejtim janë më të shumta. Ato kalojnë përmes angazhimit për pakësimin e paketimeve të produkteve në markat e vetë kompanisë dhe përveç kësaj kemi iniciativa të shumta, përmes të cilave kërkojmë bashkëmendimtarë për popullarizimin e kësaj teme të rëndësishme – kufizimin e plastmasës për përdorim të njëhershëm. Qëllimi është riciklimi i saj i plotë dhe zëvendësimi me materiale të tjera. Një drejtim shumë i rëndësishëm janë studimet e bëra, përmes të cilave kërkohen mënyra dhe qëndrime të reja, që të mund të pakësohet përdorimi i produkteve plastike në jetën tonë të përditshme, sepse qëllimi është të jetojmë në një mjedis më të shëndetshëm. Kolektivi ynë vjet u bashkua rreth një hapi konkret në mbrojtje të natyrës. Bashkë pastruam nga mbeturinat plastike plazhin “Kamçia” në bregun e Detit të Zi. Vetëm që aty mblodhëm mbi 700 kilogramë plastmasë. Kjo më detyron të ndihem e përfshirë në komunitetin, i cili ka kauzë dhe ndërmerr veprime që ta realizojë”.
Sipas fjalëve të presidentit Rumen Radev, suksesi i Bullgarisë do të varet gjithnjë e më shumë nga liderët përgjegjës, nga njohja e arsimit, shkencës dhe inovacioneve si prioritete kombëtare dhe nga ndërtimi i një ekonomie të fortë me një ritëm të qëndrueshëm të zhvillimit. “Shteti inkurajon dhe e përkrah biznesin, i cili punon në mënyrë transparente, dhe i arrin sukseset e veta me investime në kapitalin njerëzor, zbatimin e metodave shumë efektive të menaxhimit dhe ndërtimin e aftësisë konkurruese, deklaroi Radevi.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..
Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..