Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Histori nga rajonet e ndryshme të Bullgarisë” – pjesa 1: Bullgaria Veriperëndimore

“Stuhia perfekte” e veriperëndimit bullgar – rajoni më i prapambetur në BE

Radio Bullgaria përgatit për ju një seri artikujsh, kushtuar disproporcioneve në ekonominë bullgare. Bashkëbiseduesi ynë për këtë temë është Adrian Nikollov – analist në Institutin e Ekonomisë Tregtare.

Pesë rajone bullgare janë në klasifikimin e krahinave më të varfra të BE-së, kurse më i prapambeturi në këtë listë tashmë vite me radhë është Bullgaria Veriperëndimore.

Në këtë pjesë të Bullgarisë aktualisht e kemi “koktejin perfekt” prej faktorëve negativë” – pohon analisti Adrian Nikollov dhe vazhdon:

Duhet të fillojmë me demografinë, sepse kjo është tendenca më shqetësuese dhe është një faktor, i cili do ta mbajë verilindjen në fundin e klasifikimit, bile në se arrijmë t’i përmirësojmë të gjitha faktorët e tjerë. Rajoni i qyteteve Vraca, Montana dhe Vidin është ai me popullsi më të moshuar dhe është më i shpopulluari në vend.

Mungesa e të rinjve është diçka që është tepër e vështirë për të kapërcyer, sepse në se një vend shpopullohet, kthimi i njerëzve në të është një proces shumë i vështirë.

Faktoi i dytë problematik, për të cilin gjithashtu duhet të flasim, është arsimi. Faktori kyç në rimëkëmbjen e shumë krahinave të Bullgarisë Jugore, i cili lejoi zhvillimin e tyre pozitiv, ishte krahu i punës me kualifikim të përshtatshëm. Por njerëzit në pjesën veriperëndimore të shtetit mbeten jashtë kërkesave të tregut të punës të lidhura me arsimin.


Problemi i tretë është konektiviteti infrastrukturor. Në pjesën veriore të vendit ka pika të izoluara të aktivitetit ekonomik, të cilat nuk “flasin” me njëra-tjetrën në mënyrë adekuate për shkak të mungesës së infrastrukturës. Kështu bizneset vendore nuk mund të zhvillohen dhe të bashkëpunojnë siç duhet. Mallrat nuk lëvizen lirisht. Këto janë tri gjërat, të cilat duhet të jenë në qendrën e përpjekjeve për ndryshim në Bullgari Veriperëndimore”.

Kur të rinjtë nuk mund të studiojnë në një vend, ata zgjedhin ndonjë vend tjetër dhe zakonisht pastaj nuk kthehen – ky është një faktor, i cili gjithashtu ndikon strukturën demografike të rajonit. Prandaj “është mirë kur ka mundësi për arsim të lartë në rajonin konkret, sidomos kur kemi si qëllim politik t’i gjallërojmë krahinat si Bullgaria Veriperëndimore“.

Nga ana tjetër duhet të përmendim dhe se arsimi i lartë duhet të jetë cilësor – shpjegoi  Adrian Nikollov.  – Dhe kjo është një problem i konsiderueshëm për universitetet jashtë qendrave të mëdha arsimore – çfarë do të jetë cilësia e kuadrove profesionale, të cilat përgatiten në to? E dimë se madje universitetet e mëdha si Universiteti i Sofjes, Universiteti për Ekonomi Botërore dhe Kombëtare, Universiteti i Ri Bullgar nuk arrijnë të konkurrohen në tregun arsimor ndërkombëtar, të mos flasim për universitetet e vogla. Një pjesë e madhe prej arsimit tonë profesional nuk është reformuar dhe nuk është i përshtatur me nevojat e tregut të punës dhe të biznesit vendor."

Shfaqja e investitorit të parë të madh është gjëja që është vendimtare në shumicën e rasteve për ardhjen e investitorëve të tjerë komentoi Adrian Nikollov nga Instituti për Ekonomi Tregtare, dukeshpjeguar se ka vëzhgime të drejtpërdrejta nga bisedat e tij personale me investitorët, me dhomat e tregtisë etj.

Gjithnjë e më shumë kompani tregojnë interes për Bullgarinë Veriperëndimore. Sepse një nga faktorët kyç, të cilët i tërhoqën investitorët në ekonominë bullgare ishte krahu i lirë i punës tek ne. Por tani ata nuk mund të gjejnë më punëtorë të lirë në qytetet dhe rajonet më të zhvilluara si Plovdivi, Stara Zagora (Bullgari Qendrore) dhe Burgasi (Bullgari Lindore). Dhe sado e trishtueshme që të jetë, kjo mund të kthehet në një nga përparësitë e Bullgarisë Veriperëndimore – aty rogat janë të ulëta dhe standardi i jetesës nuk është i lartë. Prandaj bizneset, të cilat kërkojnë krah të lirë pune mund ta përdorin këtë mundësi.”

“Histori nga rajonet e ndryshme të Bullgarisë” vazhdon javën tjetër me bisedë për kapacitetin e kufizuar administrativ në vendet e ndryshme, për fondet evropiane dhe zhvillimin e bashkive.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: BGNES dhe arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sektori i IT-së tërheq mijëra bullgarë, por tregu preferon specialistët më me përvojë dhe të motivuar

Një nga sektorët kryesorë për sa i përket rritjes së pagave dhe interesit nga punëkërkuesit në Bullgari është ai i teknologjive të larta. E ndërsa para pandemisë punësoheshin specialistë të çdo lloji pavarësisht trajnimit dhe kualifikimit të tyre..

botuar më 24-08-22 7.20.PD

Familjet po marrin më shumë kredi të shpejta për të mbuluar shpenzimet e konsumit

Për gjysmën e parë të vitit 2024, paratë për kreditë e shpejta janë mbi 3 miliardë euro (6.017 miliardë leva), sipas Bankës Kombëtare Bullgare (BNB). Për krahasim, në fund të qershorit 2023, kreditë e shpejta të dhëna ishin 2.5 miliardë euro (4.926..

botuar më 24-08-19 9.57.PD

Eksportojmë më së shumti djathëra dhe gjizë në Greqi, Britani të Madhe dhe SHBA

Në periudhën janar-prill 2024 eksporti ynë kryesor i djathit dhe gjizës ishte në Greqi (882 ton, ose një rënie prej -48.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023), Mbretëria e Bashkuar (871 ton, ose një rritje prej 22.1%) dhe SHBA (844 ton,..

botuar më 24-08-14 4.49.MD