Kuvendi Popullor miratoi variantin përfundimtar të raportit të komisionit të përkohshëm për sqarimin e fakteve rreth ndërprerjes pa precedent të sinjalit të programit qendror të radios Kombëtare Bullgare (BNR) – “Horizont” për rreth 5 orësh më 13.09.2019. Puna e komisionit ishte përqendruar dhe mbi pohimet për presion politik mbi drejtorinë e medias dhe mbi gazetarë.
Partia Socialiste Bullgare, me iniciativë të së cilës ishte formuar komisioni, nuk i përkrahu konstatimet e raportit. Sipas raportit përgjegjësinë kryesore për situatën e krijuar në BNR e mban drejtori i atëhershëm i radios Svetosllav Kostov. Është shkruar se ka informacione për presion politik, por ato nuk mund të provohen. Komisioni rekomandon amendamente legjislative me qëllim përmirësimin e funksionimit të Radios Kombëtare Bullgare.
"Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) i bëri thirrje ministrit rajonal Ivan Ivanov që menjëherë të shkarkojë nga detyrat kryetarin e Bordit të Agjencisë së Infrastrukturës Rrugore, inxh. Jordan Vëllçev. “Arsyet e kërkesës janë..
20 për qind reduktim i vdekjeve dhe 20 për qind reduktim i traumatizmit në rrugë. Këtë synim e bëri të ditur Grozdan Karaxhov pas përfundimit të takimit për sigurinë rrugore dhe luftën kundër aksidenteve në rrugë, të thirrur nga kryeministri Rosen..
Kriza e kuadrove në sektorin turistik ka arritur nivele kritike, dhe sipas të dhënave të ndryshme deri në 70% të objekteve turistike punojnë me staf të paplotësuar. Humbjet ekonomike nga potenciali turistik i parealizuar përllogariten në rreth 1..
Çmimet e banesave në BE janë rritur me 4,9% në tremujorin e katërt të 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas të dhënave të..
Palombarë anëtarë të Shoqatës Jofitimprurëse "Miqtë e Detit - Burgas" përshkruan dhe shënuan në një hartë vendet më interesante dhe më të vizituara..