Kryeministri bullgar Bojko Borisov ka zhvilluar bisedë telefonike me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel. Ai ka diskutuar me ta situatën aktuale në kufijtë bullgare.
Borisovi ka nënvizuar se Bullgaria i respekton rreptësishtë angazhimet e veta në lidhje me mbrojtjen e kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian, por kjo nuk mund të jetë thelbi i zgjidhjes afatgjatë të këtij problemi.
Ai ka përsëritur tezën se gjatë kërkimit të zgjidhjes së problemit me refugjatët duhet të respektohen parimet e solidaritetit dhe duhet të zhvillohet dialog me të gjitha shtetet e prekura, të cilat ndodhen më afër vendeve në luftë dhe në situatë të rëndë ekonomike, nga nisin refugjatët. Pjesë e pandarë e këtij dialogu është dhe Turqia.
Të premten vranësirat do të rriten nga veriperëndimi, ndërsa në mbrëmje në veriperëndim të Bullgarisë do të ketë reshje shiu, të cilat shpejt do të kalojnë në borë. Do të fryjë erë mesatare jugperëndimore, e cila pasdite në Rrafshinën e Danubit do të..
Ekipet negociuese të GERB-SDS, "Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e Bashkuar" dhe "Ka një popull të tillë" diskutuan propozimet për një projekt-marrëveshje menaxhimi. Këtë e bëri të ditur GERB në faqen e tij në Facebook. Takimi u mbajt në..
Puna e institucioneve të kontrollit u bë shumë më gjithëpërfshirëse dhe më e përgjegjshme pas pranimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Kontrolli përgjatë kufijve tanë të brendshëm me Rumaninë dhe Greqinë do të vazhdojë me masa kompensuese..
Kopshti i Borisit në zemër të Sofjes do të bëhet sërish skena e festivalit tradicional të Pernikut "Surva". Tingulli i Survës na pastron dhe na..
Dy monedhat më të kërkuara nga bullgarët në vitin 2024 mbetën dollari amerikan dhe euroja, si në vitin 2023. Ishin jashtëzakonisht të njohura edhe..