Në Bullgari marsi konsiderohet si muaji i grave, dhe kjo jo vetëm për shkak të faktit se e lidhim me paralajmëruesen e pranverës Gjysha Marta ose me festën e grave 8 mars. Në vetëdijen kolektive të bullgarëve ndryshimet e shpeshta në kohë gjatë muajit mars krahasohen me gjendjen shpirtërorë të grave e cila ndryshon shumë shpesh. Por shpesh ndryshimet në sjelljen e gruas vijnë nga probleme për të cilat ajo nuk do, ose ndruhet që të flasë.
Një prej tyre është dobësimi i muskujve të dyshemesë së legenit që me avancimin e moshës çon deri në një seri prej gjendjeve shqetësuese, të cilat errësojnë gëzimin nga jeta të çdo një gruaje. Pjesa më e madhe e këtyre rasteve kalojnë pa simptoma të dukshme, por për llogari të kësaj janë jashtëzakonisht shqetësuese. Zakonisht vendimi i vetëm në situata të tilla është ndërhyrja operative. Por jo të gjitha pacientet në moshë të avancuar mund t’i nënshtrohen këtij operacioni. Në kërkim të zgjidhjes së këtij problemi për pacientet e veta, doktoresha Borisllava Popova ndeshet me një metodë inovative, e cila lehtëson mjaft vuajtjet - një karrige elektromagnetike, e përdorur kohët e fundit për shërimin e muskulaturës së dyshemesë së legenit:
“Në fakt këto janë muskuj të cilët i përdorim shumë rrallë dhe me avancimin e moshës ato lëshohen - sqaron doktoresha Popova. Kjo është e vlefshme dhe për meshkujt, por tek gratë simptomatiku është më i përhapur, jo vetëm për shkak të lindjeve, por dhe për shkak të fiziologjisë së tyre. Në këtë karrige pacientja ulet me veshjet e përditshme dhe për 28 minuta përmes valëve shumë të fuqishme elektromagnetike shkurtohen muskujt, gjë e cila nuk mund të arrihet në ndonjë mënyrë tjetër.
Kjo metodë e ka të njëjtin efekt si ushtrimet fizike të dyshemesë së legenit të cilat rekomandohen në raste të tilla. Karrigia e “mençur” dërgon impulse të ndryshme në 33 regjime, që të shmanget përshtatja e muskulaturës ndaj tyre.”
Bullgaria është mes vendeve të pakta, të cilat e përdorin këtë metodë jo invazive, të shpikur në Britaninë e Madhe, e cila tani po hyn në shërimin e grave. “Këto janë gjëra, për të cilat deri përpara 5 vjetëve nuk kishim informacion”, thotë doktoresha Popova. Në sajë të karriges elektromagnetike, një paciente e saj e moshuar me sëmundje të tjera të shumta shoqëruese, mes të cilave dhe apopleksi, mundet të përmirësojë mjaft gjendjen e vet pa ndërhyrje operative. Sipas fjalëve të doktoreshës Popova, 80% nga gratë kanë pasur gjatë jetës së vet ndonjë episod të lidhur me inkontinencën urinare (mosmbajtjen e urinës), pa ndonjë rëndësi nëse kanë lindur ose jo. Mjerisht pjesa më e madhe prej tyre nuk flasin për këtë, me qenë se u vjen turp. Shërimi i këtyre problemeve funksionale i përkas të ashtuquajturës mjekësi estetike, sepse pacientët konsiderohen klinikisht të shëndetshëm.
“Thuhet se, janë krejtësisht të shëndetshëm, por në fakt nuk është kështu. Shëndeti është uniteti midis gjendjes fizike, emocionale dhe psikike. Kur pacienti ka shkelje funksionuese të muskujve të dyshemesë së legenit, jo gjithmonë mund të propozojmë teknika operative, me të cilat ta ndihmojmë. Ilaçet po kështu jo gjithmonë ndikojnë mbi sikletet. Pas përhapjes së gjinekologjisë estetike dhe të metodave jo kirurgjike, të cilat i propozon ajo, i ndihmojmë pacientet me probleme të tilla. Duhet të nënvizoj, se kjo nuk është kozmetikë. Ne nuk i zbukurojmë njerëzit, por u ndihmojmë të rivendosen ose të paktën të afrohen deri tek gjendja e natyrshme dhe normale.”
Dhe me qëllim informimin më të gjerë të shoqërisë për problemet e lidhura me inkontinencën urinare, më 6 mars në Sofje organizohet Dita e Dyerve të Hapur. Në të çdo grua mund të bëjë konsultim me specialistë në këtë fushë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..