Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Devnja është kampion për nga investimet e huaja në Bullgari

Me 92 300 euro për frymë të popullsisë, komuna Devnja është me investime më të larta të huaja. Në vend të dytë dhe të tretë janë komunat Gëllëbovo dhe Pirdop përkatësisht me 57 500 dhe 45 600 euro, njoftoi Instituti për Ekonomi të Tregut. Liderë sipas këtij treguesi janë komunat e vogla me një industri të fortë, qendrat e mëdha ekonomike dhe disa komuna turistike si Kavarna, Sozopoll dhe Nesebër. Mes liderëve janë mbase dhe komunat Çellopeç dhe Panagjurishte të cilat kanë një industri fitimprurëse minerale, por të dhënat për to janë konfidenciale. Bashkia e Kryeqytetit dhe komuna e qytetit Burgas janë qendrat e vetme të rretheve në top 10 me përkatësisht 9 300 dhe 8 200 euro për frymë. Sofja tërheq gjysmën nga të gjitha investimet e huaja në vend ose 12,4 miliardë euro.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryeministri dhe ministri përgjegjës shprehën gatishmëri për mbrojtje nga dronët

Bullgaria është e gatshme të rrëzojë dronë rusë. Zona verilindore e vendit po monitorohet në mënyrë aktive – këtë e deklaroi për bTV ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Ai bëri të ditur se Sofja do të marrë një hua prej mbi 3 miliardë eurosh përmes..

botuar më 25-09-15 9.21.PD

Rritje sezonale e ofertave për punë, por rënie në krahasim vjetor

Kërkesa për punonjës u rrit me 5% gjatë muajit gusht, që përkthehet në mbi 1700 vende pune më shumë krahasuar me korrikun, njoftoi për BTA një nga kompanitë më të mëdha të burimeve njerëzore në Bullgari. Megjithatë, krahasuar me të njëjtën periudhë të..

botuar më 25-09-14 6.10.PD

Festivali i Rrugës U.L.I.C.A. në Stara Zagora i kushtohet të rinjve

Stara Zagora po pret Festivalin e parë të Rrugës U.L.I.C.A. – Street Fest, njoftuan organizatorët nga ndërmarrja komunale “Art Skena”. Eventi do të zhvillohet gjatë fundjavës në pjesën për këmbësorë të bulevardit “Car Simeon Veliki” (“Mbreti..

botuar më 25-09-13 5.50.PD