Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nga data 1 prill çmimi i gazit natyror po bie me mbi 40%

Gazprom
Foto: BGNES

Kompania shtetërore “Bullgargaz” propozon që çmimi i gazit natyror nga data 1 prill të jetë 13.44 euro për MWh pa TVSH. Kjo është pak mbi 40%, njoftoi drejtori ekzekutiv  i shoqërisë Nikollaj Pavllov përpara Komisionit mbi energjetikën në parlament. Aktualisht çmimi i gazit natyror, i afirmuar nga Komisioni për Rregullimin e Energjisë dhe të Ujit, është 22.52 euro. Duke pasur parasysh zhvillimin e tregjeve të gazit gjatë muajve të ardhshëm çmimi mund të bjerë dhe akoma, prognozon Pavllov. Me “Gazpromin” formula u rinegociua, në bazë të së cilës përcaktohet çmimi i gazit natyror. Në të elementi dominues është ai i tregut, shtoi ministrja e energjetikës Temenuzhka Petkova.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 16 prillin

Të mërkurën temperatura minimale do të lëvizë nga 5 deri në 10°. Në Sofje do të jetë rreth 7°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Para mesditës në rajonet lindore do të ketë ende vranësira. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga..

botuar më 25-04-15 7.40.MD

DPS-DPS vendos nëse do të vazhdojë të mbështesë qeverinë

Udhëheqja operative e DPS-DPS u mblodh për të vendosur nëse do të vazhdonte mbështetjen e saj për qeverinë. Kjo ndodh një ditë para diskutimit të votës së dytë të mosbesimit ndaj kabinetit Zheljazkov mbi temën e korrupsionit. Para takimit, deputetja..

botuar më 25-04-15 6.48.MD
Sheshi i Centralit

Bullgaria hoqi dorë nga shitja e reaktorëve të Centralit Atomik “Belene”

Reaktorët për projektin e parealizuar për një central të dytë bërthamor bullgar - "Belene" - nuk do të shiten. Kjo u njoftua për gazetarët nga zëvendëskryeministri dhe kryetar i Partisë Socialiste Bullgare (BSP) Atanas Zafirov. Ai tha se zhvilloi..

botuar më 25-04-15 3.37.MD