Edicioni i 13-të i Ditëve të Kinemasë Ortodokse hapet më 10 mars me filmin e regjisores Natalija Batraeva “Porta e Doneckut”. Në të rikrijohet jeta e disa murgeshave nën të shtënët e luftës. Ata gjejnë kuptimin e jetës në shërbimin e Zotit dhe të njerëzve në kohën e luftës civile në Ukrainë. Shfaqja e filmit është me iniciativë të Mitropolisë së qytetit Lloveç. Ideja është që ai të prezantohet çdo të martë në kishën e vogël “Hyrja e Hyjlindëses Mëri në tempull” deri në përfundimin e Kreshmës së Madhe .
Në programin e Ditëve të Kinemasë Ortodokse ka edhe dy filma grekë të regjisorit Pavllos Tripodakis. “Udhëkryqi” tregon për shpresën te Zoti të njerëzve të dëmtuar nga zjarret. Filmi tjetër “Kananga” prezanton një mision ortodoks në Kongo. Spektatorët do të njihen edhe me tema si murgjëria e prezantuar përmes prizmit të jetës dhe përvojës së gjyshit Dionisij; do të mësojnë për jetën dhe çudibërësin e shenjtorit gjeorgjian nga ditët tona Gavraill Urgebaxe.
,Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..
Një histori si një film - ne shpesh themi me vete kur na tregohet një histori e jashtëzakonshme ose dëgjojmë një të tillë nga tavolina fqinje në një..