Me Simfoninë e 9-të të kompozitorit Ludvig van Bethovën në ekzekutim të Filarmonisë së qytetit Ruse me dirigjent Jordan Kamxallov hapen Ditët Muzikore të Marsit. Edicioni i 16-të i njërit prej festivaleve më të vjetra muzikore tek ne do të mbahet nga 13 deri më 29 mars në qytetin Ruse.
Festivali i sivjetshëm është nën moton “Rrethet e kohës” dhe iu kushtohet themeluesve të tij Ilija Temkov, Sasha Popov dhe Mihaill Këtev. Në thelbin e programit do të jetë përvjetori i 250-të i lindjes së kompozitorit të madh gjerman Ludvig van Bethovën. Ndër solistët dhe orkestrat nga jashtë janë violisti Juri Bashmet me Ansamblin “Solistë të Moskës”, Kuarteti me Tela “Modiljani”, Orkestra e Dhomës e Lituanisë me violinistin Sergej Krillov, Orkestra Kombëtare Simfonike e Rumanisë me pianisten Elena Bashkirova. Në skenë do të dalin edhe muzikantë të dalluar bullgarë – dirigjenti Emill Tabakov, violinistët Svetlin Rusev dhe Minço Minçev, pianistët Evgeni Bozhanov, Pllamena Mangova, Viktorija Vasilenko. Interesin e tërheq debutimi i grupit The Queen’s Six, i cili përbëhet nga këngëtarë profesional kishtarë, të cilët kanë shfaqje të rregullta para familjes mbretërore.
Sot në Ruse fillon edicioni i 64-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës “Ditët Muzikore të Marsit”. Ai do të zgjasë deri më 31 mars. Në kuadrin e aktivitetit do të mbahen njëzet e tre koncerte me vepra nga Rilindja dhe Baroku deri te muzika..
Irina Fllorin është ndër këngëtaret bullgare me një ndjenje të theksuar moderniteti në të gjitha dimensionet e tij. Tendencat më aktuale përshkojnë muzikën e saj, me të cilën ajo vazhdon të jetë e pranishme prej vitesh në skenën bullgare...
"Ku është "shtëpia" ime?" është një pyetje, përgjigjja e së cilës duket logjike: “Aty ku kam lindur”. Por jeta e çdo një prej nesh mund të na bëjë të ndihemi njëlloj si në shtëpinë tonë në pjesë të ndryshme të botës. E tillë është rruga e pianistit..