Tani për tani rreziqet për ekonominë bullgare të lidhura me COVID-19 janë kryesisht nga jashtë. Dy të tretat e eksportit bullgar është për BE-në, ndërsa Italia është partnerja e dytë tregtare e vendit. Tashmë ka sinjale për vonesë të eksportit për shkak të refuzimit të transportuesve të udhëtojnë, theksoi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare kryetari i Asociacionit të Kapitalit Industrial Vasill Velev. Ai shtoi, se kompanitë bullgare përshtaten shumë shpejtë me situatën e re. Tani për tani më të mëdha janë humbjet në sektorin turistik. Ka mundësi që afro një e katërta e bullgarëve të mbeten të punojnë nga shtëpitë si masë kundër përhapjes së koronavirusit, tha Velevi.
Në shërbimet për Pashkën e tij të fundit, Papa Françesku u shfaq para besimtarëve me një omofor, të marrë si dhuratë gjatë vizitës së tij në Bullgari në vitin 2019. Omofori vjen nga fjala greke për "mbulesë", "vello" dhe është pjesë e veshjes..
Iniciativa bamirëse e presidentit Rumen Radev “Mbështet një Ëndërr” po tërheq mbështetjen e muzikantëve, stilistëve, dizajnerëve dhe donatorëve, njoftoi zyra e shtypit e kreut të shtetit. Një mbrëmje mature e organizuar nga presidenti çdo pranverë..
Qytetarët solidarë do të mbështesin sonte familjet rome nga lagjja "Zaharna Fabrika" e kryeqytetit, të cilat mbetën pa strehë më 15 prill të këtij viti pasi shtëpitë e tyre u shembën. Atëherë administrata komunale siguroi se po u ofron ndihmë të..
Shteti nuk ka mundësi që këtë vit të rrisë pagat në sektorin buxhetor me 10%, gjë që kërkojnë sindikatat. Këtë e komentoi ministri i punës dhe politikës..
Lideri i "Shpëto Sofjen" Boris Bonev njoftoi në një konferencë se partia politike rajonale po ia heq besimin kryetarit të kryeqytetit Vasill..
Komisioni Evropian njoftoi se Bullgaria ka kërkuar që të rishikohet Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Komisioni do të shqyrtojë kërkesën..