Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një familje mjekësore në Izrael ruan Bullgarinë në zemrën e vet

Monumenti i shpëtimit të hebrenjve bullgarë në JafaPër hebrenjtë bullgarë në Izrael data e sotme – 10 mars, është shumë speciale. Këtë ditë para 77 vitesh Bullgaria parandaloi deportimin e afro 50 mijë hebrenjve në kampet e përqendrimit në Gjermani dhe në Poloninë e okupuar.

Dr. Ida Sarova Pinhas është një dëshmitare e gjallë e ngjarjeve të atyre kohërave të turbullta gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur në “fabrikat naziste të vdekjes” humbën jetën e vet milionë hebrenj. Ajo dhe prindërit e saj janë nga “hebrenjtë e shpëtuar bullgarë”, të cilët në vend që të zhduken pa gjurmë në kampin e përqendrimit “Treblinka” në Poloninë e okupuar në atë kohë nga nazistët, vunë themelet e një dinastie të tërë mjekësore në Izrael. Sot dr. Ida Sarova është neurologe me një stazh mjekësor prej 65 vitesh, 25 prej të cilave i ka kaluar si vullnetare në repartin e neurologjisë të kryesuar nga vajza e saj në një prej spitaleve më elitare – Shiba në Tel Aviv. Kur të dëgjojmë për pesë breza mjekësh në Izrael, nuk mund të mos ndiejmë respekt. Ndërsa kur të bëhet fjalë për mjekë në Izrael, të cilët gjithmonë i theksojnë rrënjat e tyre bullgare – kjo shkakton një respekt të madh. Specialitetet që trashëgohen brez pas brezi në fisin e tyre janë oftalmologji, endokrinologji për fëmijë dhe neurologji. Përfaqësuesit më të rinj të familjes mjekësore flasin bullgarisht më vështirë. Prandaj e mësuam historinë e tyre nga dr. Sarova. Me të na takoi korrespondentja e Radios Kombëtare Bullgare në Izrael Fenja Dekalo. I ati i Idës, dr. Sarov, ka mbaruar mjekësi në Gjenevë dhe pasi është diplomuar ka praktikuar profesionin e mjekësisë në Plovdiv. Gjatë Luftës së Dytë Botërore ai u detyrua ta mbyllë kabinetin e vet dhe të niset për në Rodope.

Në Bullgari që nga klasa e parë mësoja në kolegjin francez në Plovdiv – thotë dr. Pinhas. – Mirëpo pas kufizimeve kundër hebrenjve gjatë vitit 1940 vazhdova të mësoja në shtëpi me nënën time. Pasi i ndaluan hebrenjtë-mjekë për të praktikuar profesionin e tyre, babanë tim e mobilizuan si mjek në fshat. Ishim në Bansko, Shiroka Llëka, Kilifarevo, Gorna Orjahovica dhe Dollna Orjahovica etj. Derisa ishim në Shiroka Llëka babai im më regjistroi në shkollë. Unë tashmë isha me një distinktiv të verdhë dhe kur erdhi inspektori në shkollë më hodhi një vështrim përçmues dhe më pyeti: “Çfarë po bën kjo hebre këtu” Më dëbuan. Babi im më bleu një qengj dhe unë shkoja bashkë me barinjtë për ta kullotur. Pak më vonë erdhi një inspektor tjetër dhe duke e parë ditarin e shkollës pyeti: “Ku është Ida Sarova?” I shpjeguan se më kanë dëbuar, sepse jam hebre. Mirëpo, ai tha: “Ka ligj dhe ajo duhet të mësojë”. Pas kësaj babai im ishte kërcënuar, por kryetari i bashkisë së fshatit e mbrojti, që të mos mbetet fshati pa mjek. Pasi u kthyem në Plovdiv banonim tek gjysha ime në një dhomë të vogël. Në shtëpi banonte një prift. Unë e dëgjoja se si i binte pianos. Interpretonte shumë bukur. Gjithsesi, mbetëm të gjallë!

Pas fundit të luftës shumica e hebrenjve bullgarë u shpërngulën në Izrael. Ndër ta ishte edhe familja e dr. Sarovës, e cila ndërpreu studimet e saj në Bullgari dhe filloi të mësoj përsëri mjekësi në shtetin hebraik. Pasi i mbaroi studimet ajo u njoh me të shoqin dr. Pinhas, i cili si ajo ka lindur në Bullgari. Më vonë ai u bë profesor i njohur i oftalmologjisë, i njohur ndër pacientët e vet si prof. Ruben Ahiron dhe themelues i repartit të oftalmologjisë në spitalin Shiba. Vajzat e dy mjekëve gjithashtu janë profesoresha në fushën e mjekësisë, si dhe bashkëshortët e tyre.

Babai im ishte specialist i sëmundjeve të brendshme. Unë u bëra neurologe. Vajza ime e madhe është neurologe në fushën e sklerozës së shumëfishtë. Ajo e vogël mbaroi pediatri në Izrael dhe specializoi endokrinologji në Sinsinati.Pasi u kthye themeloi një repart për fëmijë me diabet dhe me probleme të lidhura me rritjen. Njëri prej nipërve të mi ndjek rrugën e bashkëshortit tim dhe tani kryeson repartin e oftalmologjisë. I dyti mbaroi pediatri, ndërsa tani studion specialitet të dytë. Mjekët e tanishëm i dinë të gjitha risitë dhe mund të kontrollojnë gjithçka në kompjuter, por nuk harrojnë se me rëndësi më të madhe është që të kujdesen për të sëmurin. Edhe ne në të kaluarën nuk kemi punuar vetëm me stetoskopin, por i kemi përdorur teknologjitë moderne për atë kohë."

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Fenya Dekalo

Më shumë nga rubrika

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD