Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U ndalua trafiku përmes tri pikave kufitare midis Bullgarisë dhe Serbisë

Foto: BGNES

U ndalua përkohësisht kalimi i personave dhe automjeteve përmes pikave kufitare serbe të cilat ndodhen kundrejt pikave kufitare bullgare Oltomanci, Strezimirovci dhe Bregovo. Trafiku për në Serbi riorientohet përmes pikave kufitare Kallotina dhe Vrëshka Çuka. Serbia vendos ndalim të përkohshëm për hyrjen në territorin e saj të shtetasve të huaj që mbërrijnë nga Italia, Republika Popullore e Kinës, Koreja e Jugut, Irani dhe Zvicra, duke përfshirë edhe shtetasit e huaj që kalojnë transit përmes territorit të Serbisë.
Në kufirin midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut udhëtarët që vijnë nga rajone të rrezikshme do të kalojnë vetëm përmes pikës kufitare Gjueshevo. Shtetasit bullgarë dhe të huaj që udhëtojnë për në Rumani nga Italia, Kina, Irani dhe Koreja e Jugut duke hyrë në vend do të vihen nën karantinë të detyrueshme 14 ditore.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 nëntorin 2024

Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..

botuar më 24-11-27 7.35.MD

Parlamenti Evropian mbështeti përbërjen e Komisionit të ri Evropian

Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..

botuar më 24-11-27 5.09.MD

Bullgaria është në rrugën midis Lindjes dhe Perëndimit

Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..

botuar më 24-11-27 2.08.MD