Drejtoresha ekzekutive e Bordit Kombëtar të Turizmit Poli Karastojanova iu drejtua kryeministrit Bojko Borisov me propozim të krijohet një shtab kombëtar ekonomik, i cili të angazhohet me hartimin e programit njëvjeçar për shpëtimin e dy sektorëve më të prekur nga koronavirusi – turizmit dhe transportit. Ajo shtoi se do të jetë mirë që në të të përfshihen të gjithë ministrat me resorë ekonomik duke përfshirë edhe ministrin e financave. Sipas zonjës Karastojanova biznesi turistik është para falimentimit dhe duhet të hartohet një plan ekonomik për 12 muajit e ardhshëm që të ruhet industria turistike në Bullgari.
Dhoma Ekonomike Bullgare gjithashtu ngul këmbë për thirrjen e një biznes këshilli kundër krizës. Në një letër dërguar kryeministrit dhoma shpreh shqetësimin e anëtarëve të vet për reflektimin negativ të krizës mbi punën e tyre. Për këtë arsye sipas Dhomës Ekonomike Bullgare është e domosdoshme një politikë kombëtare e cila të zbutë efektin negativ ekonomik.
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e formimit të çmimeve, kushtet e furnizimeve dhe faktorët që ndikojnë në ndryshimin e çmimeve. Do të..
Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në Ultësirën e Trakisë së Epërme do të ketë ndërprerje të përkohshme dhe ulje të vranësirave. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..