Një lloj të ri të karbonit të aktivizuar i cili shfrytëzohet në maskat mbrojtëse për fytyrën krijuan në Institutin e Kimisë Organike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Ky karbon nxirret nga bërthamat e kajsive të cilat janë një produkt që mbetet pas prodhimit. U zbulua se ky karbon ka aftësi tepër të forta absorbuese të baktereve dhe të viruseve. Prodhimi i maskave mjekësore në Bullgari ishte i vështirësuar për shkak të mungesës së karbonit të aktivizuar, tha kryeministri Borisov në një nga mbledhjet qeveritare. Pasi shkencëtarët e Akademisë Bullgare të Shkencave zgjidhën problemin duke krijuar këtë karbon aktiv, Kryeministri u urdhëroi ministrave të ekonomisë dhe të shëndetësisë Emill Karanikollov dhe Kirill Ananiev të kontraktojnë kushtet për prodhimin e maskave të tilla.
Me rastin e festës së ardhshme kombëtare - 3 Marsit dhe 147 vjetorit të Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman, Biblioteka Rajonale në qytetin Jamboll zhvillon fushatën "Le të lexojmë për Bullgarinë". Iniciativa u drejtohet lexuesve të moshës 8 deri në..
Muzeu i Rilindjes Bullgare në Varna paraqet një koleksion prej 15 kostumesh autentike popullore nga koleksioni i Muzeut Historik në qytetin e Popovos. Kostumet me vlerë janë nga rajonet pranë qytetit Ellhovo dhe Ivajllovgrad, si dhe vende që janë..
Qendra e Trajnimit të Aviacionit në Aeroportin e Sofjes u akreditua nga Shoqata Botërore e Aeroporteve (ACI) dhe i bashkohet grupit elitar të 21 qendrave të trajnimit, duke përfshirë ato të aeroporteve kryesore evropiane si ai i Mynihut, Stambollit dhe..