Pela trevjeçare Stanka në kohë të afërt do të transferohet nga Qendra për Mbrojtjen e Natyrës dhe Kafshëve në qytetin bullgar Dobriç në qytetin gjerman Karlsrue. Ky transferim realizohet në kuadrin e një programi ndërkombëtar të mbarështimit të llojeve të rralla. Këtë e njoftoi drejtori i Parkut Zoologjik në qytetin Dobriç Hristijan Hristov. Kundrejt pelës Kopshti Zoologjik do të marrë një bizon evropian (Bison bonasus) dhe kafshë të tjera të çmueshme. Qendra për Mbrojtjen e Natyrës dhe Kafshëve siç është më i njohur zooparku në qytetin Dobriç pret me padurim muajit qershor dhe korrik kur pritet të pjellin Kuna dhe Kaliopa – dy pela nga familja shtatëanëtarëshe e Kuajve të Przewalskit. Pritet të pjellin edhe dy muflonat (Ovis orientalis sspose Ovis aries ssp.) dhe alpaka (Vicugna pacos).Sipas drejtorit të zooparkut të gjitha afro 350 kafshët nga 70 lloje të ndryshme e presin pranverën të shëndosh. Arinjtë Berna dhe Konstantin pas gjymit dimëror ushqehen me mollë, karota, panxhar dhe selino. Së shpejti ushqimi i tyre do të pasurohet me peshk, mjaltë dhe arra.
Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...