Tani për tani rastet e regjistruara të COVID-19 në Bullgari janë 31, një prej të infektuarve – një grua me probleme të zemrës, vdiq. Mosha e të sëmurëve është e ndryshme. Nga të gjithë 30 pacientët 10 nuk kanë aspak simptoma.
Ministria e Punëve të Jashtme bëri të ditur se megjithë gjendjen e jashtëzakonshme Bullgaria nuk ka shpallur kufizime në kufijtë e saj shtetërorë për shtetasit bullgarë. Ata mund të hyjnë në territorin e vendit, pavarësisht se nga ku vijnë, por me vendim të Shtabit Operativ Kombëtar për luftimin e koronavirusit do të vendosen në karantinë 14 ditore të gjithë që kthehen nga shtetet e riskut – Italia, Spanja, Irani, Republika e Koresë, Kina.
Ministri i Transportit Rosen Zheljazkov na siguroi se Bullgaria garanton kalimin e qetë përmes territorit të saj, përfshi këtu dhe transportin transit. E njëjta gjë i përket transportit ajror dhe atij hekurudhor.
Ministri i Shëndetësisë Kirill Ananiev aktualizoi masat kundërepidemike në territorin e Bullgarisë deri në 29 mars 2020, duke ndaluar vizitat në qendrat e mëdha tregtare, me përjashtim të bankave dhe të kompanive të sigurimeve.
Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme dje çoi në blerjen në masë të ushqimeve dhe të materialeve higjienike nga dyqanet. Ministrja e Bujqësisë Desisllava Tanva na siguroi se nuk ka shkak për panik, sepse prodhuesit bullgarë të produkteve ushqimore mund të kënaqin nevojën për disa muaj përpara.
Aktualisht shtëpitë turistike në male janë të mbyllura.
Qarku i Sofjes do të marrë nga Kina një dhuratë prej 6000 maskave mbrojtëse, të cilat do të mbërrijnë në vend deri në fund të javës tjetër.
Rekomandimet e Ministrisë bullgare të Punëve të Jashtme në lidhje me koronavirsin mund të lexohen në bullgarisht: https://www.mfa.bg/bg/customnews/main/24736 dhe në anglisht: https://www.mfa.bg/en/customnews/main/24737Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 7° deri në 12°. Në Sofje do të jetë rreth 8°. Do të jetë me diell para mesditës. Pas mesditës, mbi masivet perëndimore do të zhvillohen vranësira me shi dhe do të ketë shira dhe bubullima..
Komisioni Evropian njoftoi se Bullgaria ka kërkuar që të rishikohet Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Komisioni do të shqyrtojë kërkesën e paraqitur nga vendi ynë më 16 prill dhe do ta dërgojë për vlerësim në Këshillin e BE-së...
Shteti nuk ka mundësi që këtë vit të rrisë pagat në sektorin buxhetor me 10%, gjë që kërkojnë sindikatat. Këtë e komentoi ministri i punës dhe politikës sociale Borisllav Gucanov dhe kujtoi se tatimet nuk janë ndryshuar, pensionet po rriten sipas..
Shteti nuk ka mundësi që këtë vit të rrisë pagat në sektorin buxhetor me 10%, gjë që kërkojnë sindikatat. Këtë e komentoi ministri i punës dhe politikës..
Lideri i "Shpëto Sofjen" Boris Bonev njoftoi në një konferencë se partia politike rajonale po ia heq besimin kryetarit të kryeqytetit Vasill..
Komisioni Evropian njoftoi se Bullgaria ka kërkuar që të rishikohet Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Komisioni do të shqyrtojë kërkesën..