Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ulje më e madhe e shitjeve të automjeteve të reja në Bullgari në krahasim me vendet e tjera në BE

Foto: arkiv

Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Automobilistikë Evropianë në Bullgari vëzhgohet ulje më e madhe e shitjeve të automjeteve të reja në krahasim me vendet e tjera në BE. Bullgaria regjistron ulje prej 29,2% për muajin në krahasim me të dhënat e muajit shkurt të vitit 2019. Për nga numri i automjeteve ulja është nga 2809 makina deri në 1988 të regjistruara gjatë vitit 2020. Për periudhën janar – shkurt vendi gjithashtu konstaton ulje të shitjeve 16.2 për qind deri në 4318 vetura të reja. Për nga ky tregues Bullgaria është në vend të dytë pas Rumanisë, ku gjithashtu ka ule që nga fillimi i vitit 2020 me 18.1 për qind. Gjatë shkurtit shitjet e automobilave të rinj në BE pakësohen 7.4 për qind deri në 957 052, ndërsa një vit më herët numri i tyre ka qenë 1 033 608.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rritja e taksave toll do të prekë rëndë transportuesit bullgarë

Rritja e taksave toll prek rëndë transportuesit ndërkombëtarë dhe të gjithë të përfshirë në këtë aktivitet në vendin tonë. Megjithë takimin e përfaqësuesve të transportuesve me Ministrin për Zhvillim Rajonal dhe Punë Publike, Ivan Ivanov, i cili ka..

botuar më 25-04-04 10.21.PD

Parashikimi i motit për 4 prillin 2025

Gjatë 24 orëve në vijim , vranësira në vend do të mbetet e konsiderueshme. Pasdite në shumë rajone do të ketë sërish reshje shiu. Era do të orientohet përkohësisht nga veri-verilindja. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 3° dhe 8°, në Sofje –..

botuar më 25-04-03 7.35.MD
Georg Georgiev (majtas) dhe Marco Rubio

Georg Georgiev dhe Marco Rubio diskutuan partneritetin midis Bullgarisë dhe Shteteve të Bashkuara

Ministri bullgar i punëve të jashtme Georg Georgiev bisedoi me sekretarin amerikan të shtetit Marco Rubio. Të dy u takuan në kuadër të takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel. Georgiev dhe Rubio diskutuan për partneritetin..

botuar më 25-04-03 6.37.MD