Akoma 11 raste të reja të koronavirusit u regjistruan në Bullgari. Kështu ato tashmë janë 92, tha gjenerali Vencisllav Mutafçijski – shef i Shtabit kundër epidemisë. Janë prekur dy qytete të tjera – Smoljan dhe Veliko Tërnovo. Të sëmurët janë në gjendje të mirë. Ata që kthehen nga jashtë vendosen në karantinë 14 ditore dhe kontrollohen nga organet e rendit publik. Në qoftë se në këtë periudhë kanë ankesa i telefonojnë mjekut të tyre familjar. Ai duhet të marrë vendim nëse t’i dërgojë në spital apo jo, bëri të ditur Mutafçijksi. Ka rritje të ngadaltë të infeksionit, por është herët të konstatojmë se e kontrollojmë situatën, tha në përfundim gjenerali. Ministri i Shëndetësisë Kirill Ananiev ndaloi grumbullimin e mbi dy njerëzve të moshuar në vendet publike, si një masë e re kundër përhapjes së sëmundjes.
Natën moti do të kthjellohet në të gjithë vendin. Do të jetë pothuajse qetë në shumicën e rajoneve. Vetëm në zonat lindore do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga jugu-jugperëndimi. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 4° dhe 9°, për..
Protesta e punonjësve në transportin publik të kryeqytetit, i cili e ka bllokuar kryeqytetin që nga mëngjesi, po vazhdon, tha për Radio Sofjen kryetari i Federatës së Sindikatave të Transportit pranë Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB),..
Programi i menaxhimit të qeverisë përfshin 100 prioritete, të shpërndara në 19 sektorë, me një vizion për një mandat të plotë katërvjeçar menaxhimi. Kjo u njoftua nga Kryeministri Rosen Zheljazkov, i cili paraqiti një raport mbi atë që qeveria..
Bullgaria vazhdon të mbështesë përpjekjet e Ukrainës për të vendosur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov në një..
Partnerët kryesorë tregtarë të Bullgarisë janë Gjermania, Rumania, Italia, Greqia dhe Franca, të cilat përbëjnë 62.5% të eksporteve drejt vendeve..
Mbi 100 mjeshtre të kuzhinës do të marrin pjesë në edicionin e radhës të Festivalit të Byrekut në fshatin Banica, rajoni i qytetit Vraca të Bullgarisë..