“Takimet” është titulli i albumit të dytë vetjak të Pejo Peevit – një muzikant i shkëlqyer, solist i Orkestrës për Muzikë Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare. Ai është një nga interpretuesit më të kërkuar popullorë tek ne. Përveç se i bie gëdullkës /një vegël popullore me tela karakteristike për Bullgarinë/ po kështu është dhe një kompozitor i talentuar, merret me aranzhime, kurse gjatë viteve të fundit është dhe pedagog në Akademinë Muzikore në qytetin Plovdiv.
“Doja që të zgjedhja më të mirën, të cilën e kam bërë gjatë 10 vjetëve të fundit. Mendoj se ajo është këtu, në këtë disk dhe për gëzimin tim marrin pjesë muzikantë me të vërtetë të shkëlqyer. Sa i përket titullit ai flet për mënyrën, në të cilën u paraqit disku-“Takime”-tregon muzikanti.
“Fillimisht fyelltari Teodosij Spasov më bindi se duhet të nxjerr një album, kurse pas kësaj u takova me të gjithë pjesëmarrësit që të mund të shqyrtojmë dhe të marrim vendim se cilat pjesa të përfshijmë. Kaluam dhe një kohë mjaft të gjatë në studio me regjisorët e zërit, që të arrijmë këtë tingëllim të shkëlqyer. Dua t'u falënderoj të gjithëve të cilët janë të përzier në këtë nismë.
Disa nga këngët në album nuk janë interpretuar live, por pjesa më e madhe prej tyre janë nga repertori i muzikantit të njohur. Tingëllojnë nëpër koncerte, klube, transmetohen në televizione. Pejoja tregon se, shumë shpesh ekzekuton bashkë me Stojan Jankullovin, i cili po kështu merr pjesë në album, si dhe me fizarmonicistin Petër Rallçev, të cilin ai vërtet e admiron: ”Prej shumë vjetëve ne punojmë bashkë, unë jam adhurues i tij që nga mosha më e re e fëmijërisë. Një nder dhe privilegj është të punoj me të. Vallja “Darakçijska rëçenica” është pjesa, të cilën ne e interpretojmë në “Takime”, dhe ajo është përfshirë në diskun tim të parë. Nuk më pëlqente sesi e kisha bërë aranzhimin atëherë, por tani tingëllon në mënyrë tjetër.”
Si shumë muzikantë popullorë, Pejoja ka kaluar përmes shkollës së madhe të orkestrave dasmore. Dhe me qenë se tek ne akoma ka vende në të cilat ruhen traditat, merr dhe ftesa të tilla. Tregon se dasmat zakonisht zgjasin nga 18 orë – që nga herët në mëngjes deri në mesnatë, prandaj duhet një repertor i larmishëm... Ai ka filluar si fëmijë me orkestrën e babait të tij, i cili ka qenë saksofonist, më vonë vetë ka punuar me grupe të shumta dasmore. Në qytetin e tij të lindjes Stara Zagora ka qenë pjesë e ansamblit për fëmijë “Zagorçe”, kurse më vonë përfundon Shkollën Kombëtare për arte popullore “Filip Kutev” në qytetin Kotel dhe Akademinë e muzikës dhe arteve të bukura në qytetin Plovdiv. Vendimtar në jetën e tij ështëtakimi me Teodosij Spasovin qëka një ndikim të madh në mënyrën e tij të mendimit sa i përket muzikës. Me fyelltarin e njohur ekzekutojnë aktivisht rreth 15 vjet në formacione të ndryshme nëpër të gjithë botën.
“Aktualisht ne po përgatisim një projekt interesant me xhaz pianistin Mirosllav Turijski. Në qoftë se na pëlqen, do ta incizojmë– thotë muzikanti, i cili është një nga muzikantët me një botëkuptim më të gjerë dhe prej viteve gjen një gjuhë të përbashkët me shumë krijues modernë nga gjinitë e ndryshme. Muzikantët e rinj popullorë dëgjojnë shumë xhaz, kurse kolegët e tyre nga xhazi dëgjojnë muzikë popullore, kërkojmë një lidhje të përbashkët në këtë që bëjmë. Unë marr pjesë në diskun e parë të Vlladko Kërparovit – një xhaz muzikant, i cili jeton në Gjermani. Kurse ai tani merr pjesë në timin. Me të jemi bashkëmendimtarë , gëzohem se e njoh. Të njëjtën gjë mund të them dhe për Mitko Ljolevin /saksofonist nga “Big Band”-i i Radios Kombëtare Bullgare/. Përpara rreth 1 viti incizuam albumin e ri të “Riverdance” - unë kam marrë pjesë në mbi 140 spektakle të kësaj shou me famë botërore. Po kështu mora pjesë në projektet e Jordi Savall, ku ekzekuton Nedjallko Nedjallkov /fyell/. Me Teodosij Spasovin kam incizuar 3-4 albume, shkruaj muzikë për orkestrën për një muzikë popullore pran Radios Kombëtare Bullgare....
Mund të dëgjoni interpretime frymëzuese nga disa nga muzikantët më të mirë bullgarë, mes të cilave dhe të Pejo Peevit, i cili është autori i të gjitha pjesëve në album.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personalDara Ekimova tregon arritje të jashtëzakonshme profesionale. Këngëtarja e re arriti të realizonte 16 këngë të reja në një vit e gjysmë, të cilat i mblodhi në albumin debutues të titulluar “Kjo dhomë”. Pak para premierës së tij, ajo incizoi edhe këngën..
Konkursi Kombëtar i Muzikës "Si Luanët" 2024 zhvillohet nga data 18 deri më 20 tetor në Sallën e Koncerteve të BNR Varna. Konkursi muzikor gëzon interes të madh. Fëmijët dhe adoleshentët që aplikuan për të vijnë nga mbi 20 qytete të Bullgarisë - thonë..
Papi Hans është alter egoja artistike e Konstantin Trendafillov - për disa një poet këngëtar, sipas të tjerëve - një këngëtar shkrimtar, por pa dyshim një artist kompleks. Si autor dhe interpretues, Papi Hans bëri një rrugë të gjatë nga hiti tërheqës..
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e..