Të infektuarit me kronavirusin në Bullgarinë u bënë 107. Rastet e reja janë nga dy në qytetet Smoljan dhe Pllovdiv dhe 7 janë në Sofje. Ndër ta është edhe një fëmijë 8 vjeçar pa simptoma. Ai u ngjit nga i ati. Ka dhjetëra raste te njerëzve kontakt kur testet e para janë negative, por pas 2-3 ditësh shfaqen simptoma dhe testet bëhen pozitive. Për këtë arsye shefi i Shtabit Kombëtar kundër COVID-19, gjeneral Vencisllav Mutafçijski theksoi se njerëzit kontakt nuk duhet të testohen menjëherë, por duhet të vetë izolohen dhe të presin. Tashmë kufiri nga më se 100 të infektuar u kapërcye dhe në rast domosdoshmërie do të izolohen vendbanime të tëra, tha gjeneral Mutafçijski. Tani për tani kjo masë nuk do të ndërmerret sepse shtetasit janë të disiplinuar.
Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..