Gjatë vitit 1858 mirëbërësja e madhe Paraskeva Nikolau i la si trashëgimi qytetit të saj të Lindjes Varna 25 mijë rubla të argjendta për “një shtëpi për vizita të të sëmurëve, të jetimëve, të njerëzve shumë të moshuar dhe të privuar nga mendja”. Në sajë të kauzës së saj filantropike një dekadë më vonë është ndërtuar spitali i parë “dhurues” tek ne. Në ndërtesën madhështore me pamje nga deti sot gjendet Muzeu i vetëm në Ballkan për historinë e mjekësisë.
Ideja për krijimin e muzeut-mbrojtës të praktikave shëruese nga parahistoria deri në ditët tona nëpër tokat bullgare, përkon me jubileun njëqindvjeçar të spitalit “dhurues”. Jo rastësisht për një shtëpi të tij të ardhshme është zgjedhur godina, e ngritur sipas vullnetit të Paraskeva Nikolau. Muzeu hapi dyer gjatë vitit 1985 dhe për një periudhë të shkurtër kohe arriti të mbledhë një koleksion të pasur me instrumente, dokumentacion dhe gërmime arkeologjike.
Muzeu i Historisë së Mjekësisë disponon një koleksion të jashtëzakonshëm paleoantropologjie për shkak të nekropolit nga periudha e bakrit /e njohur si periudha e kalkolitit / të zbuluar në rajonin e liqenit të Varnës. Janë treguar lloje të ndryshme varrimesh , si dhe mbeturina kockash, nga të cilat gjykohet për gjendjen shëndetësore dhe sëmundjet e njeriut të lashtë. Një kureshtje të madhe shkakton kafka e një burri të ri, të deformuar nga shfaqjet e tuberkulozit kockor-mbase ai ka pasur lëvizje të pakontrolluara dhe rrëzime, me të cilat i ka trembur njerëzit e tjerë. Dhe me qenë se mbeturinat e tij janë gjendur shumë të dërmuara, shkencëtarët supozojnë se kjo është hakmarrja “post mortem” kundrejt këtij njeriu të frikshëm.
Një gjetje tjetër e shënuar nga lashtësia është e zbuluar në një varr masiv me akoma 60 skelete.
“Një pjesë e madhe nga skeletet kanë deformime artificiale të kafkës, me qenë se pas lindjes në kokat e tyre janë vendosur shirita të posaçme, që të mund të krijohet zgjatja e tyre - tregon docentja Klara Dokova nga Universiteti Mjekësor në qytetin Varna. Kjo ka qenë karakteristike për faraonët egjiptianë, por është takuar dhe tek proto-bullgarët. Supozohet se njerëzit e varrosur në këtë varrë masiv nuk kanë qenë njerëz të zakonshëm - mbase ata kanë qenë trashëgimtarët e një fisi të njëjtë, me një status shumë të lartë shoqëror. Një zbulim tjetër shumë interesant përbën kafka me një hapje trepanacioni nga periudha e shekujve të 9-10. Intervenime të tilla me paramendim janë bërë tek njerëzit me sëmundje psikike me qëllim shërimi. Duket se njeriu ka qenë i operuar dhe pas kësaj ka jetuar gjatë, që të mund të arrihen procese të rigjeneruara të kockave dhe një hapje /vrimë/ me skaje të lëmuara. Kurse kjo flet se mjekësia ka qenë e zhvilluar në ato kohëra të largëta”.
Mjekësia popullore po kështu merr pjesë në ekspozitë me ilustrime njohëse për bimët dhe për metodat e shërimit, të përdorura nga priftërinjtë, nga mjekët popullorë dhe njerëzit e zakonshëm.
“Koleksioni përfshin periudhën e Mesjetës dhe të Rilindjes dhe në të janë prezantuar praktika, të cilat janë karakteristike për të ashtuquajturën mjekësi të kishave dhe të manastireve - thotë akoma docentja Kllara Dokova. Në disa nga vitrinat janë treguar ikona të shenjtorëve shërues si Shën Marina, Shën Ana, Shenjtorët Kozma dhe Damjan. Një vend i konsiderueshëm i është kushtuar dhe nderimit të treguar ndaj Shën Joanit të Rillës (një vetmitar, shërues dhe mbrojtës qiellor si dhe përkrahës i popullit bullgar). Janë eksponuar po kështu sende, të lidhura me hedhjen e plumbit dhe me gjakderdhjen, amulete për shëndet dhe për mallkime. Vizituesit mund të mësojnë dhe fakte të dobishme për rolin e bimëve në shërimin e sëmundjeve. Një eksponat i cili e tërheq vëmendjen është kompleti i parë homeopatik që nga fillimi i shekullit të 19, i cili dëshmon se homeopatia e cila është shumë mirë e njohur sot është një praktikë e njohur mirë që përpara mbi 100 vjetëve nëpër tokat tona”.
Eksponatet të cilat afrohen deri në kohën e sotme, janë treguar në një sallë të veçantë. Në të mund të shikohen lloje të ndryshme instrumentesh, karrige gjinekologjie dhe stomatologjike, rëntgen nga vitet 50 të shekullit të kaluar, një rikrijim i një farmacie nga fundi i shekullit të 19 dhe i një kabineti mjekësor nga fillimi i shekullit të 20 me byronë e profesorit Paraskev Stojanov, themeluesi i kirurgjisë tek ne. Shumë kureshtar është dhe koleksioni me prezervativ prej zorrëve të trasha të derrit, të prodhuar në qytetin Jamboll në fillim të shekullit të kaluar.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...
Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..