Numri i përgjithshëm i njerëzve të infektuar me COVID-19 në Bullgari tashmë është 163, prej të cilëve 3 vdiqën dhe 3 u shëruan. Rastet në Sofje janë 103. Këtë e njoftoi shefi i Shtabit Operativ Kombëtar gjeneral profesor Vencisllav Mutafçijski. Mosha mesatare e të vdekurve është 75 vjeç, por në Bullgari tani ka edhe 8 të infektuar në moshë nga 20 deri në 50 vjet, të cilët janë me simptomatikë serioze shtoi ai. Gjeneral Mutafçijski tha se nuk mund të parashikohet se kur do të jetë piku i infektimeve.
Ministri i brendshëm Mlladen Marinov njoftoi, se nën karantinë në territorin e mbarë vendit janë afro 7 mijë veta. Tashmë ka dhjetëra raste të procedurës paraprake kundër shkelësve të izolimit të imponuar.
Kryesekretari i Ministrisë së Punëve të Brendshme, komisionar Ivajllo Ivanov konstatoi, se njerëzit nuk respektojnë masat parandaluese. Ai tha se në se masat e tanishme nuk respektohen do të shtohen kufizimet.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..