Presidenti Rumen Radev vendosi veto mbi Ligjin e Gjendjes së Jashtëzakonshme me motivet se me të imponohen masa jo adekuate kundër koronavirusit. Bullgarët kanë nevojë jo për kërcënime, por për përkrahje. Kreu i shtetit bëri thirrje të ndërmerren masa kundër spekulimeve me mjetet mbrojtëse, por të mos kufizohet biznesi. Betejat nuk fitohen me frikë. Bllokada totale vetëm do të thellojë krizën. Nuk ka përcaktim se çfarë është informacion i rremë. Imponohet vetë censurë dhe kufizohet liria e fjalës. Kufizimet mbeten në fuqi edhe pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme. Ushtria ngarkohet me detyra jashtë autorizimeve të saj kushtetuese. Ligji përmban propozime të panevojshme, mendon presidenti. Kryeministri Bojko Borisov shpalli, se qeveria krijon një Këshill të Ekspertëve Mjekësorë për shkak të COVID-19. Ai do të ndihmojë ministrat në marrjen e vendimeve ekonomike dhe sociale.
Ekspozita dokumentare "Ringjallja e Lirisë" hapet në galerinë e hapur në kopshtin e qytetit të Sofjes. Ekspozita i kushtohet Festës Kombëtare të 3 Marsit, kur shënojmë çlirimin e Bullgarisë nga sundimi osman. Organizatori i saj është Agjencia..
I ngarkuari me postin e prokurorit të përgjithshëm, Borisllav Sarafov, i dorëzoi Kuvendit Popullor propozimin për heqjen e imunitetit të katër deputetëve të Partisë “Vëzrazhdane” për shkak të vandalizmit gjatë protestës para ndërtesës së Komisionit..
Ditën e premte do të mbajë mot kryesisht i vranët, para mesditës vende-vende me mjegull në ultësira. Në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Jugore do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0° deri në 5°, në Sofje - 2°, ndërsa..
Rituali "Turra", kushtuar Të Lidhurve të Djathit , do të kryhet për të 32-in vit radhazi në livadhin përballë Kompleksit Etnografik "Kulata" në..
Bullgaria mund të ketë një zë të fortë brenda familjes evropiane, në vend që të presë që grupe të ndryshme brenda Evropës të vendosin për ne. Kështu tha..
Me rastin e Festës Kombëtare të Bullgarisë, NATO dhe BE i dërguan urime vendit. Në profilin e Këshillit Evropian në "Ex", urimet janë në..