Në një intervistë për Televizionin Kombëtar Bullgar Ministri i Punëve të Brendshme Mlladen Marinov deklaroi se tani për tani Ministria e tij përballet me situatën e pazakontë lidhur me krizën e koronavirusit dhe nuk ka nevojë për ndihmën e ushtrisë. Do të ketë domosdoshmëri për ndihmë të tillë në rast të shterimit të resurseve të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB). Respektimi i karantinës 14 ditore kontrollohet nga MPB-ja dhe kanë filluar mbi 100 hetime gjyqësore. Ndëshkimet janë burgim deri në 5 vjet dhe gjobë me përmasë 25 565 euro (50 000 leva).
Marinov vuri në dukje gjithashtu se nuk ka prova për kalimin e refugjatëve përmes kufirit tonë gjatë 24 orëve të fundit. Vëzhgohet ulje e kriminalitetit për shkak të masave më të rrepta të sigurisë. Gjatë 24 orëve të fundit nuk ka asnjë automjet të vjedhur në territorin e tërë vendit.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..