Kisha “Shën Sofia” e cila ngrihet në qendrën e kryeqytetit është pjesë e pandarë e historisë së qytetit dhe konsiderohet një prej simboleve të tij. Sipas priftit Angell Angellov kisha mban emrin e Urtësisë së Zotit – Fjalën, jo e martires së lashtë Sofia, megjithëqë festën e dytë e kremton më 17 shtator, kur nderojmë kujtesën e kësaj shenjtoreje dhe tri bijave të saj.
Kisha u ndërtua për nder të Birit të Zotit ndërsa njerëzimi mëson për ardhjen e tij në mesë të njerëzve Ditën e Ungjillëzimit, 25 marsin. Kjo është dita në të cilën Kryengjëlli Gabriel i solli Virgjëreshës Mëri lajmin e gëzueshëm se do të mbetet shtatzënë dhe do të lindë Birin e Shumë të Lartit. Kjo është dita në të cilën u përhap lajmi për Mishërimin e Zotit, pra në mesë të njerëzve do të vijë Shpëtimtari për të përhapur fjalën dhe urtësinë hyjnore. Prandaj festa është me rëndësi të madhe për Kishën “Shën Sofia”, për arsye të respektit ndaj Urtësisë së Perëndisë e cila vjen për të shpëtuar njerëzimin.
“Shën Sofia” është monument i kulturës dhe konsiderohet se është ndër kryeveprat më të vjetra arkitekturore në Ballkan”, thotë ati Angell dhe vazhdon:
Në pamjen e sotme kisha u ndërtua në fund të shekullit të V dhe në fillim të atij të VI. Pikërisht atëherë ishte persekutimi i madh i të krishterëve në trojet tona dhe në Perandorinë Romake. Në këtë vend ekzistonte një kishë e vogël e cila ishte kishë e varrezës, sepse këtu përreth ka shumë varreza të zbuluara. Nuk dihet çfarë ishte emri i saj në këtë periudhë. Gjatë viteve kisha gradualisht zmadhohej dhe zgjerohej dhe në fillim të shekullit të VI u ndërtua pikërisht kjo bazilikë tipike bizantine, e cila shihet edhe më sot.
Kisha është emblematike për kryeqytetin tonë dhe konsiderohet se në shekullin e XIV dha edhe emrin e qytetit. Në kohën e Shtetit të Dytë Bullgarë, shekujt XII-XIV, periudha e viteve 1185 – 1394, Drëstër (qyteti i sotëm Silistra) i cili ishte qendra e patrikanës dhe e mitropolisë, u sulmua dhe u plaçkit, dhe “Shën Sofia” u bë katedralja e mitropolisë. Për këtë dëshmojnë gjurmët e afreskeve mbi mur të datuara nga shekulli i XII, gjë që vjen të vërtetojë se kisha luante rol të rëndësishëm në shtet.
"Për një kohë të shkurtër “Shën Sofia” ishte edhe xhami, por nuk u pushtua me dhunë – vazhdon Ati Angell.
Pas vendosjes së sundimit osman të krishterët e kishin të qartë se nuk mund të mirëmbajnë një kishë të tillë aq të madhe dhe ajo u bë xhami. Mirëpo gjatë një tërmeti ra minarja dhe vrau njërën prej fëmijëve të mullait. Turqit e pranuan këtë si një ogur dhe e lënë tempullin. Në kohën e Çlirimit të Bullgarisë nga zgjedha turke trupat ruse gjetën rrënoja në këtë vend. Shumë më vonë filluan punimet e rindërtimit të kishës, përderisa ajo fitoi pamjen e tanishme."
Para disa vitesh nën kishën “Shën Sofia” në nivel arkeologjik u krijua një muze, në të cilin mund të shihen rrënojat e mureve të kishave që ekzistuan në këtë vend, impiante të ndryshme të varrezave të datuara në periudhën nga shekulli i II para Krishtit deri në shekullin e IV pas Krishtit, varreza të ruajtura romake, vare të ndërtuara me tulla, mozaikë të mrekullueshëm me elemente bimore, figura gjeometrike, kryqe. Ka restaurime të pamjes së dikurshme të Serdikës së lashtë, gjë që prezanton shtresat e veçanta arkeologjike të zbuluara nën kishë. Secili që ka dëshirë dhe interes mund të frekuentojë kishën dhe muzeun në katin e nëndheshëm dhe është mirë se ka ardhur, por pasi bota do të dalë nga izolimi në të cilin jeton për shkak të pandemisë – koronavirusit.
Ditën e Ungjillëzimit Ati Angell iu drejtua auditorit të Radio Bullgarisë me fjalët:
Në ato ditë të vështira mesazhi duhet të jetë një. Ne në të vërtetë jemi në sprovë. Nuk e di sesa ne bullgarët e kemi të qartë këtë. Por besoj, se gjithnjë e më qartë kuptojmë se çfarë qëndron përpara neve. Atë të cilën kam dëshirë të dëgjojë secili është se duhet të jemi të disiplinuar dhe jashtëzakonisht të përgjegjshëm ndaj njeri tjetrit. Me besimin e fortë, të cilin e mbajmë që prej shekujsh, shumë lehtë do të kapërcejmë këtë sprovë. Ky është mesazhi im – besimin e thellë, të fuqishëm dhe të vërtetë, të cilin e mbajmë përmes shekujve, tani është koha të demonstrojmë në mënyrë më vendimtare. Dhe doemos përgjegjësi, sepse njeriu i cili ka besim të vërtetë është shumë i përgjegjshëm.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
E quajnë Virgjëreshën e Shenjtë Nëna e Jetës së vërtetë, e cila me lutjet e saj shpëton shpirtrat e njerëzve nga vdekja. Ajo është më e dashura dhe më e lavdëruara pas Zotit, tek e cila të gjithë i drejtohen. Kisha e nderon atë më 15 gusht, Ditën e..
Dy kisha me emrin e Shën Nikollës ngrihen në një oborr në fshatin Vlladimirovo në rajonin e qytetit Montana të Bullgarisë Veriperëndimore. Njëra është ortodokse dhe tjetra katolike, gjysmë e rrënuar. Tempulli katolik u ndërtua në vitet 1422-1423 nga..
Pasi në vazhdim të shumë viteve një nga urat emblematike të ndërtuara nga mjeshtri murator Koljo Fiçeto shkatërrohej, aktualisht ajo është gati të mirëpresë sërish turistët. Hapja e saj zyrtare do të bëhet brenda pak ditësh - më 23 gusht...
Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e..
Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum..