Korporata “Rosatom” njoftoi, se fitoi tenderin për modernizimin e blloqeve të 5-të dhe të 6-të të Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj”. Sipas kontratës modernizimi i aparaturës së kontrollimit të rrymës së neutroneve merret përsipër nga Rosatom Sërvis. Aparatura ka rëndësi të madhe për sigurinë dhe është lidhur me sistemin e kontrollimit dhe mbrojtjes ujore të reaktorëve. Në modernizim do të marrin pjesë edhe konstruktori i reaktorëve – Zyra e Bashkuar e Konstruktorëve Hidropres dhe udhëheqësi kryesor – Instituti Shkencor Kurçatovski. Prodhues i pajisjeve kryesore është kompania ruse “SNIIP – Sistematom”. Ajo disponon përvojën e domosdoshme për realizimin e projektit. Rosatom Sërvis para vitesh realizoi edhe zgjatjen e afatit të shfrytëzimit të reaktorëve të Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj”.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..