Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shëtitjet virtuale – turizëm në kohën e COVID-19

Në kushtet e COVID-19 shumë muze dhe galeri ofrojnë shëtitje virtuale në faqen e tyre të internetit, që të mund të njihen “vizituesit” me koleksionet e tyre të pasura prej pikturash dhe artefaktesh derisa të jenë të mbyllur mes katër mureve pa pasur mundësi për të udhëtuar.

Për krijimin e këtyre shëtitjeve virtuale dhe të aplikacioneve dhe produkteve të ndryshme kujdesen specialistë, të cilët zhvillojnë praninë online të kompanive dhe të institucioneve kulturore. Shumë prej këtyre ekipeve udhëhiqen prej bullgarësh, të cilët kanë zyra në vend. E tillë është firma e Javor Bonevit, e krijuar para nëntë vitesh.

“Atëherë u ktheva nga Zelanda e Re, ku punoja në studio të ndryshme arkitekturore – thotë ai. – U njoha me një teknologji të re të përpunuar nga një kompani daneze – ajo përdorte piramida prej qelqi, në të cilat vendosej një objekt i vërtetë, rreth të cilit rrotullohej një hologramë. Firma kishte shpallur konkurs për një produkt të tyre, ku unë e fitova vendin e dytë. U nisa për në Kopenhagë, ku me danezët vendosëm të punojmë së bashku.”

Javor dhe ekipi i tij krijuan mbi 100 projekte, i pari prej të cilave për një prodhues botëror të birrës.Gjatë vitit 2011 me ndihmën e një animacioni të posaçëm të hologramës të përdorur në filmin “Star Wars” (“Lufta e Yjeve”) ata arritën ta bëjnë shishen për t’u rrotulluar dhe e “gjallëruan” etiketën. Kështu gradualisht u vendosën në treg si kompania, e cila ka realizuar më shumë projekte me ndihmën e këtij animacioni.

Një vend të posaçëm në portofolion e Javor Bonevit zënë edhe shëtitjet virtuale.Më të njohurat prej tyre janë ato në Vjenë dhe në fshatin francezChampagne.Krijimi i VR shëtitjes i ka kushtuar Javorit dhe ekipit të tij 10 muaj.

 “Projektin për Vjenën nuk e ka në internet –e vazhdon tregimin e vet Javor Bonevi. – Ideja është që ai të përdoret në autobusët, të cilët udhëtojnë në pika të ndryshme të qytetit – pas sinjalit të dhënë duhet t’i vësh syzetdhe të zhytesh në të kaluarën. Për shembull mund të ndalosh para pallatit “Hofburg”, ose para katedrales “Shën Stefani”, si dhe të gjendesh në vendin e njëjtë, por para 300 vitesh. Kështu bëhesh dëshmitar i momenteve kyçe prej historisë së shtetit dhe qytetit. Xhiruam në një sfond të gjelbër në Bullgari me ndihmën e një ekipi prej 80 vetash. Na dërguan kostume nga muzetë e Austrisë, ndërsa për betejat përdorëm ushtarakë dhe kuaj. Nuk dispononim gjithçka të domosdoshme për xhirimin e një filmi. Në fund kombinuam xhirimin me dekoret e bëra nëpërmjet animacionit kompjuterik.”

Sfida e ardhshme e çoi Javorin dhe ekipin e tij 17 shekuj prapa në qytetin e lashtë dhe të përjetshëm Plovdiv. Qëllimi i tyre është të tregojnë se si është dukur dikur Bazilika Episkopale me ndihmën e realitetit virtual dhe animacionit. Që të jetë përjetimi realist ata kanë biseduar me historianë, arkeologë dhe restaurues që të mësojnë historinë e tempullit të lashtë, nga i cili sot kanë mbetur vetëm disa fragmente. Mirëpo, në saje të tyre rikrijimi virtual arrin të tregojë madje detajet më të vogla të interiorit të bazilikës.  

Për fat të keq aparatura për shëtitjen virtuale ende nuk është dërguar në Plovdiv, ndërsa gjendja e jashtëzakonshme në vend për shkak të koronavirusit do të shtyjë montimin e saj.

Aktualisht ekipi është duke punuar mbi rikrijimin e një pallati të zhdukur bullgar.Ai ka në plan gjithashtu të fillojë mësime virtuale, të cilët t’i ndihmojnë nxënësit për të mësuar ligjet e fizikës, elementet kimike dhe aplikimin e tyre, pse jo edhe faktet historike prej faqeve të historisë bullgare dhe të asaj botërore.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bansko hyri në top 10 të një renditjeje prestigjioze turistike botërore për vitin 2025

Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top 10 të renditjes prestigjioze të Lonely Planet - "Më i miri në udhëtim 2025". "Kjo është një tjetër..

botuar më 24-11-07 11.53.PD

Një film bullgar për qytetin bregdetar Nesebër fitoi 4 çmime në 3 festivale botërore të filmit

Dokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është..

botuar më 24-10-26 9.10.PD

"Lonely Planet": Bansko është ndër destinacionet më të mira për t'u vizituar në 2025

Udhërrëfyesi i njohur i udhëtimit "Lonely Planet" e renditi resortin bullgar Bansko në Pirin ndër vendet më të mira për t'u vizituar vitin e ardhshëm në udhëzuesin e tij " Best in Travel 2025", raportoi BTA. Platforma e përshkruan Banskon si "një..

botuar më 24-10-24 6.28.MD