Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ikona bullgare prej mozaiku është ndër ikonat më të respektuara në Nazaret

Foto: santa.lv

E quajnë qytetin izraelit Nazaret “lulja e Galilesë” dhe qytet i Ungjillëzimit të Hyjlindëses, pra aty ku Virgjëresha Mëri dëgjoi lajmin e gëzueshëm se u zgjodh të lind Birin e Zotit. Dikur aty jetuan Josif dhe Mëri dhe Jisu kaloi fëmijërinë pas kthimit të Familjes së Shenjtë nga mërgimi në Egjipt.

Të mbuluar në mistikë dhe në legjenda për jetën e Jezusit të Nazaretit, në qytetin përrallor  ka disa kisha kushtuara Ungjillëzimit të Hyjlindëses. Më e madhja prej tyre është ajo e katolikëve ndërtuar në vitin 1750 nga Urdhri i Françeskanëve dhe rinovuar në vitin 1969. Në të ka një traditë shumë interesante – bashkitë katolike nga mbarë bota të dhurojnë ikona të ndryshme prej mozaiku për nderë të Hyjlindëses. Njëra prej tyre është bullgare.

Një fakt interesant është, se dy prej kishave në Nazaret, ajo katolike dhe ajo ortodokse, janë të ndërtuara në vende për të cilat supozohet se Kryengjëlli Gabriel iu shfaq Virgjëreshës Mëri.

Sipas një nga legjendat Virgjëresha Hirplote ishte te Burimi i Shenjtë, kur te ai erdhi Kryengjëlli Gabriel me sihariqin duke i thënë: "Gëzohu, o hirplote, Zoti është bashkë me ty; e bekuar je ti në mes të grave". Dhe në këtë vend që në shekullin e 4-të u ngrit një kishë e vogël, për të cilën mendohet se u ndërtua me porosi të perandorit Konstantin. Kisha e sotme ngrihet mbi themelet e saj, ndërsa burimi edhe më sot ekziston në katin nëndhes. Pikërisht mbi burimin në kishë është ikona çudibërëse e cila rikrijon takimin te burimi. Ka besim se nëse nusja nuk mund të ketë fëmijë, në qoftë se do të pi nga një gllënjkë uji nga burimi në vazhdim të 30 ditëve do të bëhet shtatzënë.

Një legjendë tjetër është, se Kryengjëlli  Gabriel iu shfaq besimtares së devotshme Virgjëreshës Mëri në shtëpinë e Josifit për të cilin ajo ishte fejuar. Përderisa ajo lexonte profecitë e Isait papritmas shikoi një figurë të ndritshme e cila i tha “Dhe ja, ti do të mbetesh shtatzënë dhe do të lindësh një djalë dhe do t’ia vesh emrin Jisu.”Në vendin ku supozohet se ishte shtëpia e Familjes së Shenjtë sot ngrihet bazilika katolike “Shën Ungjillëzimi”. Ajo u ndërtua në vitin 1969 mbi rrënojat e një kishe të vjetër bizantine të cilën saraçinët e shembën në shekullin e XII. Katedralja me tri anijate të veshur nga jashtë me mermer të bardhë është tempulli më i madh i krishterë në Trojet e Shenjta. Kisha “Ungjillëzimi” ka një oborr të madh, në të cilin kryhen shërbesa në të hapur dhe bëhen liturgji. Mbi muret me lutje të Vatikanit janë të rregulluara ikona prej mozaiku të Shën Hyjlindëses të dhuruara nga shtetet ku ka bashki katolike.

Tashmë ka disa dhjetëra dhurata të tilla” – tregon ciceroni Rejd Nasralla, anëtar i shoqatës së njerëzve që kanë mbaruar universitete bullgare.

Është interesante, se çdo popull e rikrijon ikonën e Hyjlindëses nëpërmjet karakteristikave të përfytyrimeve të veta kombëtare fetare. Në se është nga Japonia – duket si japoneze, në se është nga Etiopia – duket si etiopase. Ndër ta është edhe ikona bullgare, e cila është në oborrin e bazilikës majtas nga hyrja. Ajo është në një vend strategjik në afërsi të statujës së madhe të Nënës së Zotit midis ikonave italiane dhe bjelloruse dhe pelegrinët nga Bullgaria fotografohen me të. Ajo u krijua nga piktori Stojan Karageorgiev dhe bashkia katolike në Bullgari e dhuroi në vitin 2013.”

Ikona përbën një mozaiku në stilin tipik bizantin dhe rikrijon Hyjlindësen me të birin Jesu Krishin. U frymëzua nga “Shën Hyjlindësja – Porta Qiellore” në qytetin Nesebër të cilën delegati apostolik monsinjor Anxhello Ronkali papa i ardhshëm Xhon 23-të e pëlqente shumë, përderisa punonte në Bullgari. Nën ikonë në gjuhën bullgare shkruhet “O, Nënë e Zotit, lutu për ne!”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: wikipedia.org


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shishja nga ana e përparme dhe e prapme.
Foto: Rezervati Arkeologjik Kombëtar Deultum - Debellt

Një shishe që përshkruan mitin e përbindëshit Himara u zbulua në një nekropol romak të shekullit të II-të

Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..

botuar më 24-11-09 9.25.PD

Nderojmë Ditën e Kryeengjëjve - ditën e të gjitha hierarkive engjëllore

Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..

botuar më 24-11-08 10.27.PD

Manastiri i Bakaxhikut ruan relikte të çmuara nga Çlirimi i Bullgarisë

Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..

botuar më 24-11-03 6.30.PD