Në orën 17.00 më 29 mars Shtabi operativ kombëtar për koronavirusin njoftoi se gjatë 24 orët e fundit janë regjistruar 8 raste të reja të koronavirusit në Bullgari dhe të gjithat janë në Sofje. Kështu të prekurit në kryeqytet janë 214, kursë në vend – 346. 125 prej tyre janë hospitalizuar, kurse në repartet e mjekimit intensiv ndodhen 13 veta.
Gjatë ditës së fundit nga spitalet kanë dalë dy persona dhe me ta numri i të shëruarve bëhet 14. Numri i të vdekurve mbetet 8, kurse mosha e tyre mesatare është 66 vjet. Sëmundja ka ecuri të rëndë tek të gjitha grupmoshat .
Lidhur me informacionet për përdorimin e medikamenteve të ndryshme, shefi i shtabit operativ gjeneral major Vencisllav Mutafçijski komentoi se “s’ka të dhëna të sigurta shkencore për ndikimin e ilaçeve të ndryshme mbi pacientët e infektuar. Po zhvillohen tetë analiza klinike sipas informacionit të OBSH-së, por ato do të vazhdojnë 8-10 muaj”.
Po diskutohet masa për lëvizje në kuadrin e qyteteve vetëm me deklaratë, paralajmëroi profesor Mutafçijski.
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e..