Shefi i Shtabit Operativ Kombëtar për luftimin e koronavirusit në Bullgari gjeneral Vencisllav Mutafçijski ditën e hëne më 30 mars tek ora 08.00, orë lokale, njoftoi se numri i përgjithshëm i të ngjiturve me koronavirusin në vend është 354 veta. Nuk ka krahina të reja me njerëz të infektuar. 15 veta tashëm u shëruan, përderisa të vdekurit janë 8. Mosha mesatare e të vdekurve është 66 vjeç. Më shumë të infektuar ka në Sofje, ku gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 13 raste të reja. Ka një pacient në qytetin Sliven, te i cili COVID-19 u zbulua pas një udhëtimi deri në Nju Jork. Mbetet në fuqi ndalesa që më shumë se sa dy veta të mos mblidhen në një vend, pa marrë parasysh ku është. Mbajtja e maskave nga njerëzit e sëmurë është e detyrueshme, ndërsa për të gjithë të tjerë rekomandohet.
Severino Kozhuharov, bashkëpronar i gazetës “BG BEN”, e cila botohet në Britaninë e Madhe, dha një çmim nderi për vitin 2024,“Partneri më i mirë dhe kontributi aktiv në zhvillimin e gazetës “BG BEN” të kryetares së Agjencisë për Bullgarët Jashtë Shtetit..
Kreu i shtetit Rumen Radev sot në ndërtesën e Presidencës në Sofje do të takohet me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orbán. Mysafiri hungarez na viziton me ftesë të presidentit bullgar. Ndër temat e diskutuara do të jetë thellimi i marrëdhënieve miqësore..
Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Në orët e mëngjesit në ultësira, kryesisht në gjysmën lindore të vendit dhe përgjatë rrjedhës së lumit Danub do të mbajë mjegull ose vranësira të ulëta. Temperaturat minimale do të..
Këshilli i kryetarëve të grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian njëzëri vendosi të rekomandojë ndërprerjen e anëtarësimit të grupit “Lëvizja..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër..