Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po zgjerohet kujdesi i patronazhit për njerëzit e moshuar dhe me aftësi të kufizuara

Foto: BTA

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale livron suplementarisht 23 mln euro /45 mln leva/ vetëm në përkrahje të të moshuarve të vetmuar dhe të njerëzve me aftësi të kufizuara. Bashkitë mund të aplikojnë për financimin e veprimtarive që kanë të bëjnë mezgjerimin e kujdesit të patronazhit nëpërmjet emërimit të personelit për sigurimin e shërbimeve në shtëpi në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme në vend. Me këtë qëllim nëpunësit do të furnizojnë produkte ushqimore, ilaçe dhe produkte të nevojës së parë, të blera me mjetet financiare të nevojtarëve. Ata të fundit mund të marrin ndihmë edhe në pagimin e llogarive komunale dhe për disa shërbime të ngutshme administrative. Projekte të tilla në kuadrin e procedurës “Kujdesi i patronazhit” në Bullgari tashmë zbatohen nga 156 bashki.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjithnjë e më shumë bullgarë udhëtojnë jashtë vendit, Greqia është destinacioni më i preferuar

Numri i udhëtimeve të bullgarëve jashtë vendit në gusht 2025 ka qenë 1.079 milion, ose 19.4% më shumë krahasuar me gushtin 2024. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Më shpesh, bashkatdhetarët tanë kanë udhëtuar në Greqi..

botuar më 25-10-05 10.10.PD

Nga 8 tetori do të sanksionohen tregtarët që nuk i përmbahen Ligjit për euron

Duke filluar nga 8 tetori, do të vendosen sanksione efektive ndaj tregtarëve që nuk i përmbahen dispozitave të Ligjit për futjen e euros në Bullgari. Periudha e adaptimit, gjatë së cilës institucionet japin instruksione, po mbaron. Po fillojnë edhe..

botuar më 25-10-04 5.15.PD

Garues nga katër vende do të marrin pjesë në garën off-road “Mbreti i Trialit 2025”

Gjashtëdhjetë e gjashtë ekipe nga katër vende do të marrin pjesë sot, 4 tetor, në garën automobilistike off-road “Mbreti i Trialit 2025” pranë Kostinbrod, raporton BTA. Garuesit nga Bullgaria, Rumania, Greqia dhe Spanja do të përballen me pengesat..

botuar më 25-10-04 4.10.PD