Deri tashti në Bullgari me akte u konstatuan 400 shkelje të ndalesës për frekuentimin e parqeve, kopshteve dhe grumbullimit të më se dy vetave në një vend. Po aq janë edhe rastet për shkeljen e karantinës. Këtë e njoftoi ministri i punëve të brendshme Mlladen Marinov. Ai theksoi, se në se do të refuzojnë të respektojnë karantinën personat mund të kontrollohen nëpërmjet operatorëve celular. Gjoba e parashikuar për shkelje të tilla është 2556 euro, ose 5000 leva. Kjo shumë do të rishqyrtohet.
Përsa i përket transportit urban nuk ka sesi të jetë në fuqi masa për grumbullimin e më se dy vetave në një vend shoqëror, saktësoi ministri.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..